Ka përfunduar e qetë protesta gjithëpopullore sot në Prishtinë, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi që u dënuan nga Gjykata Speciale me gjithsej 81 vjet burgim dhe në kundërshtim të këtij aktgjykimi.
Në protestë folën ish-ushtar të UÇK-së, djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, etj.
Protesta u mbyll e qetë dhe pa incidente.