“Takimet e Gjeçovit” në 50 vjetorin e themelimit
“Takimet e Gjeçovit” në 50 vjetorin e themelimit 03.11.2021 | 10:31
Për 50 vjet Zymi i Hasit të Thatë, afër Prizrenit, përmes manifestimit ‘’Takimet e Gjecovit’’ mbajti gjallë kujtesën kombëtare, duke promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës poliedrike të Atë Shtjefën Gjeçovi
 
Për 50 vjet Zymi i Hasit të Thatë, afër Prizrenit, përmes manifestimit ‘’Takimet e Gjecovit’’ mbajti gjallë kujtesën kombëtare, duke promovuar traditën dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike, sipas shembullit të figurës poliedrike të Atë Shtjefën Gjeçovi.
 
Sivjet në manifestimin e pesëdhjetë “Takimet e Gjeçovit”, mbajtur mё 30 tetor, mori pjesё kryeministri i Kosovёs, Albin Kurti, i cili  bashkë me veprimtarin dhe autorin e njohur, Frrok Kristaj dhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukajn, në udhëkryqin e rrugëve, që mbajnë emrat e At Shtjefën Gjeçovit dhe artistes së madhe, Katarina Josipi, vendosi gurthemelin e monumentit “Nëna e Zymit”.
 
Françeskani shqiptar kosovar, Atë Shtjefën Gjeçovi është një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, i cili për kontributin e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, At Anton Harapi dhe shumë e shumë të tjerë.
 
Po t'i kthehemi manifestimit tradicional letrar, kulturor, shkencor e shpirtëror “Takimet e Gjeçovit” që u mbajt në fshatin Zym të Hasit, nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës të Kosovës , organizuar nga Shoqata Letrare “Shtjefën Gjeçovit” e Zymit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë të Komunës së Prizrenit, nga Prishtina të njekim njoftimin e Rabie Ibrajt:
 

 
“Takimet e Gjecovit” ne 50 vjetorin e themelimit
 
Manifestimi gjithpopullore ‘’Takimet e Gjecovit’’ mbushi gjysme shekulli. Per 50 vjet Zymi i Hasit te Thate, permes ketij manifestimi mbajti gjalle kujtesen kombetare, duke promovuar traditen dhe vlerat atdhetare, fetare, kulturore e artistike.
 
‘'Takimet e Gjecovit’’, sivjet u mbajten nen patronatin e presidentes se Kosoves, Vjosa Osmani-Sadriut, ndersa moren pjese shume pjesemarres nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, e po ashtu edhe nga mergata jone. Pra, keto takime si cdo vit i ben bashke, historianet, kleriket, shkrimtaret, poetet, politikanet… te gjithe pa perjashtim.
 
Ne kete dite te shenuar, per rendesine e jehonen e ketyre takimeve fillimisht u lexua fjala pershendetese e themeluesit, Frrok Krstaj, ndersa Pater Ndue Kajtazi foli gjate per figuren poliedrike te At Shtjefen Gjecovit, klerik, poet, prozator, dramaturg, arkeolog, etnograf, perkthyes, pedagog, historian e mbi te gjitha, siq  tha, At Shtjefen Gjecovi ishte atdhetar i deshmuar i ceshtjes kombetare.
 
Pater Ndue Kajtazi ne vecanti trajtoi shume aspekte te Kanunit te Leke Dukagjinit, duke thene se ky Kanun eshte Kod konceptual veteqeverises i shqiptareve, ne ate qe quhet Epoka parashteterore. ‘’Kanuni sado qe permban ligje arkaike, jo ne aspekt perbuzes, mbetet nder ligjet me te vjetra ne bote, per cka duhet te jemi krenar’’ tha Kajtazi, duke shtuar se kjo eshte kryeveper unikale juridike dhe etiko-morale e te drejtes zakonore shqiptare, mbledhur e shkruar nga Gjecovi i madh. Prandaj, tha Pater Kajtazi mbetet detyre e jona qe ta sensibilizojme hyrjen e Kanunit ne mbrojtje te UNESCO-se.  
 
Ne kuader te kesaj ngjerjeje te madhe, eshte vene edhe gurthemeli i monumentit ‘Nena e Zymit’’. Me kete rast kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ka pershendetur iniciativen per ta nderuar ne menyre te vecante gruan shqiptare, nje grua, siq tha, te vendosur ne histori nga sakrifica e perditshme. ‘’Gruaja nene  eshte figura universale, qe lidh Zymin me cdo cep te rruzullit, por universialiteti i nenes nuk eshte vetem neper rruzullim, por edhe ne kohe, eshte e perjetshme’’, tha Kurti.
 
Si zakonisht, u mbajt edhe Ora e Madhe Letrare me ndarjen e cmimeve tashme tradicionale: Unaza e Katit, Pena e Pjeter Bogdanit, Pena e Shtjefen Gjecovit dhe Pena e Anton Pashkut.
 
Manifestimi u permbyll me programin e ansamblit etno-kulturor ‘’Katerina Josipi’’ dhe me Mikpritjen Zymjane./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave