Besimtarët e Prishtinës përgatiten për Krishtlindje
Besimtarët e Prishtinës përgatiten për Krishtlindje 21.12.2021 | 11:30
Roli i të moshuarve në Kishë, në qendër të homelisë së meshës, kremtuar nga don Fatmir Koliqi, në konkatedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në të Dielën e katërt të Ardhjes, në pritje të lindjes së Krishtit
 
Me lutje e meshë, Prishtina po përgatitet për lindjen e Krishtit. E veçantë, mesha e së Dielës së katërt të Kohës së Ardhjes, gjatë së cilës famulliari, don Fatmir Koliqi reflektoi mbi rolin e të moshuarve në shoqëri e në Kishë. Besimtarët dhuruan pako për nevojtarët, siç na njofton nga Prishtina, Rabije Ibraj…
 
 
Famullia kishtare e Prishtines e gatshme ta pres lindjen e Krishtit Fëmijë
 
Lutje, urate, adhurime e rrefime, me keto perjetime te forta shpirterore besimtaret po deshmojne hapjen e zemres, gezimin dhe lumturine e tyre per lindjen e Krishtit Femije dhe pergatitjet per kete ngjarje te madhe biblike, perkatesisht pergatitje per festen e madhe te Ringjalljes e shpreses njerezore, ate te Krishtlindjes.
 
Ndonese ende ne kohe pandemie, ne meshen e te dieles se katert te Kohes se Ardhjes, ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’ ne Prishtine moren pjese shume besimtare, motra e meshtare. Atmosfere e pamje shume e bukur per sy nga zbukurimet, ndersa e thelle shpirterisht ndertimi simbolik i Shpelles se Betlehemit dhe figurat deshmuese brenda tij.
 
Meshen e kesaj te diele e kremtoi famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi e meshtare te tjere dhe e shoqeruar nga kori i famullise.   
 
‘’Te falenderojme  Zotin per keto mundesi, per keto te Diele te Ardhjes, per bekime e hire, qe gjate kesaj kohe na ka dhuru dhe vazhdon te na dhuroj deri ne festen e lindjes se tij’’, tha ne fillim te meshes dom Fatmiri, pasi qe te moshuarit e ndezen qiriun e katert me radhe te kesaj periudhe, qe u quajt ‘qiriu i deshmise’.
 
Te moshuarit, tha dom Fatmiri, e kane nje rol shume te rendesishem  ne Bashkesine e Krishtere, e ajo qe ndoshta do ti perfshinte  me nje definicion me te bukur eshte ai qe e ka thene Papa  Francesku gjate ketyre diteve duke e kthyer shikimin e tij ndaj te moshuarve me nje butesi e kujdes te vecante!.
 
‘’Papa na tha se te moshuarit jane deshmitaret me te vertete ne bashkesi dhe jane bartesit e deshmise se fese  tek gjeneratat e reja, sepse ata jane deshmitare te pjekur e me pervoje qe jeta i ka bere me te fuqishem, rezistente e te qendrueshem ndaj shume sfidave te jetes, prandaj kerkohet nga ne qe ta kthejme shikimin nga kjo moshe’’ tha dom Fatmiri duke e cituar Papa Franceskun.
 
Koha e Ardhjes shtoi vec tjerash dom Famiri eshte nje shtegtim i jetes tone, nga momenti  qe femijet simbolikisht e kane ndez qiriun e pare, te dytin te rinjte, te tretin familja e sot qiriun e katert e ndezen te moshuarit, e deshmon se edhe ne kemi bere nje shtegtim duke besuar ne premtimet e Zotit, se shpetimtari yne, Mesia po vjene dhe po behet pjese e jetes tone, prandaj tha ai, po e presim me shpirt e zemerhapur Krishtlindjen, kete feste te paqes, dashurise e shpreses.  
 
Ia vlen te shtojme ne fund edhe kete se rreth Kurores se Ardhjes besimtaret kishin grumbulluar pakot e tyre te ndihmave per familjet nevojtare, qe kesaj radhe Famullia e Prishtines do t,ia dhuroj familjeve te dy famullive me te reja ne Kosove, asaj te Llapushnikut, komuna e Drenasit dhe te Karvansarise, komuna e Malisheves./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave