Dioqeza Prizren-Prishtinё e mbylli muajin marian nё Shenjtёroren e Letnicёs
Dioqeza Prizren-Prishtinё e mbylli muajin marian nё Shenjtёroren e Letnicёs 02.06.2022 | 04:10
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e mbylli, tё shtunёn e kaluar, muajin marian nё Shenjtёroren e Letnicёs, me kremtimin e Meshёs solemne, nё praninё shumё besimtarёve tё ardhur nga komunitetet e famullive kishtare tё vendit. “Së bashku me ju sot, e lus Zojën e Letnicës, në këtë vend ku është strehuar historikisht shpirti ynë, që ti lutet Birit të saj, Jezu Krishtit Zot për dashuri ndaj njeri tjetrit dhe mirëqenie e përparim të vendit tonë’, tha mes tjerash imzot Dodё Gjergji nё homelinё e Meshёs
 
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e mbylli, tё shtunёn e kaluar, muajin marian nё Shenjtёroren e Letnicёs, me kremtimin e Meshёs solemne, nё praninё shumё besimtarёve tё ardhur nga komunitetet e famullive kishtare tё vendit. “Së bashku me ju sot, e lus Zojën e Letnicës, në këtë vend ku është strehuar historikisht shpirti ynë, që ti lutet Birit të saj, Jezu Krishtit Zot për dashuri ndaj njeri tjetrit dhe mirëqenie e përparim të vendit tonë’, tha mes tjerash imzot Dodё Gjergji gjatё homelisё sё Meshёs, kremtuar tё shtunёn e kaluar, nё mbyllje tё muajit maj, nё Shenjtёroren e Zojёs Crnagore nё Letnicё tё Karadakut, nё Kosovё. Po mё hollёsisht tё ndjekim njoftimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina:
 
 
 
Në Kosovë, muaji marian i majit, u përmbyll me shtegtimin te Zoja Bekuar në Letnicë
 
“Së bashku me ju sot, e lus Zojën e Letnicës, në këtë vend ku është strehuar historikisht shpirti ynë, që ti lutet Birit të saj, Jezu Krishtit Zot për dashuri ndaj njeri tjetrit dhe mirëqenie e përparim të vendit tonë’, tha mes tjerash imzot Dodё Gjergji gjatё homelisё sё Meshёs, kremtuar tё shtunёn e kaluar, nё mbyllje tё muajit maj, nё Shenjtёroren e Zojёs Crnagore nё Letnicё tё Karadakut, nё Kosovё.
 
Dioqeza Prizren-Prishtinë, muajin marian tё majit kushtuar nderimit të Zojës Bekuar, e ka mbyllur me lutje e kremtimin e Meshёve nëpёr disa famulli kishtare tё vendit. Ka shtegtuar në Klinë, në festën “Zoja e Këshillit të mirë’’, në Prizren ‘’Zoja Ndihmëtare’’ e së fundmi të shtunën e kaluar më 28 Maj, e përmbylli këtë muaj nderimi te Zoja e Letnicës. Kremtim ky tradicional me pjesëmarrje të madhe nga e gjithë Kosova e me gjerë, edhe për faktin se në këtë shenjtёrore Nena e kombit tonë dhe botës, Nënë Tereza për herë të parë e ka dëgjuar thirrjen për jetë rregulltare, për një mision dashurie e shërbimi ndaj Krishtit Zot dhe njeriut nevojtar.
 
Në një mot të bukur me diell, e atmosferë madhështore në afërsi të Kishës  Shenjtërore, Meshën solemne e kremtoi ipeshkvi i vendit imzot Dodë Gjergji, në bashkëMeshim me meshtarë të famullive të ndryshme, me prani të qindra besimtarëve të devotshëm në urate e përulje ndaj figurës biblike te Zojës Bekuar të Letnicës. Atë nuk e lusin vetëm besimtarët e krishterë në Kosove, por edhe shumë prej atyre të besimit myslimanë, çka është dëshmuar në shume raste se me lutjet drejtuar Zojës së Letnicës, të cilët kanë gjetur ngushëllimin e shpirtit e shpesh edhe shërimin e tyre.
 
Në fillim të fjalës predikuese, ipeshkvi Doda tha se, sot kemi ardhur te Zoja e Letnicës për ta përmbyllur muajin e kushtimit tonë Zojës Bekuar, që me devotshmëri e kemi nderuar nëpër famullitë tona kishtare. “Sivjet kemi pasur një vit hiri në ecjen sinodale dioqezane që e kemi përmbyllur në festën e Zojës Ndihmëtare në Prizren me 24 maj, pёr çka dua të falënderoj Zotin për këto dhurata që ia jep Kishës tonë në Kosovë”, tha ipeshkvi, duke vënë në pah tri gjera nga shembulli i Zojës që duhet ti kemi në mendje, zemër, e në shpirt:
 
“1. Zoja diti të heshte, të degjojë, e të adhurojë Zotin dhe praninë e Tij në jetën e saj. 2. Duke i lexuar shkrimet e kujtimet e popullit mbi ndërhyrjet dhe mbi veprimin e Zotit gjatë historisë, Zoja i këndoi Zotit, këngë madhёrimi, psalme e lavde siç këndonin profetët dhe populli i zgjedhur. 3. Zoja e degjoi Zotin, e Zoti i foli përmes engjëllit dhe jo vetëm që e dëgjoi se çfarë po i thoshte engjëlli por edhe iu bind fjalës se tij’’ tha ipeshkvi duke bere thirrje që të reflektohet mbi këta shembuj dhe i ftoi besimtarët t’i bëjnë pjesë të jetës së tyre.
 
Prandaj vëllezër e motra, tha në vazhdim ipeshkvi, le të galdon zemra jonë e bashkuar me Zojën e Bekuar! ‘’Maria do të na ndihmojë ti sherojmë plagët që na hap çdo ditë jeta, të krijojmë frymën e bashkimit e të mbushemi me të njëjtin ngazëllim, që e pati mbushur zemrën e Elizabetës, ditën kur pat fatin të takohet me Zojën e Bekuar, Nënën e Zotit.
 
Prandaj, le të brohoras zemra e krishterë sot në Kosovë sikur asnjëherë më parë, e lumtur, e gëzuar dhe e gatshme për ta përqafuar sakrificën e Kryqin tё Krishtit nё kohen e re, sepse pa sakrifice, pa vuajtje, pa Krishtin e kryqёzuar, dashuria mbetet boshe, shndërrohet ne lakmi e ne interes.
 
Kështu që, së bashku me ju sot, e lus Zojën e Letnicës, në këtë vend ku është strehuar historikisht shpirti ynë, që ti lutet Birit të saj, Jezu Krishtit Zot për dashuri ndaj njeri tjetrit dhe mirëqenie e përparim të vendit tonë’’, inkurajoi me këto fjalë porosie, shkëlqesia e tij, imzot Dodë Gjergji, i cili e mbylli kremtimin e Meshёs solemne me bekimin e kësaj feste. Ndërsa besimtaret e devotshëm me truporen e Zojës në duar kryen ritin e procesionit rreth Kishës së Zojës Bekuar në Letnicë, Komuna e Vitisë, Malësia e Karadakut./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave