Festa e Shenjtёs Nënë Terezë nё Prishtinё, dhuratё e Zotit pёr tё gjithё ne
Festa e Shenjtёs Nënë Terezë nё Prishtinё, dhuratё e Zotit pёr tё gjithё ne 06.09.2021 | 11:16
Më 5 shtator Kisha e dioqezёs Prizren-Prishtinë kremtoi festën e Shenjtës Nёnё Terezё nё Kishën KonKatedrale Shenjtërore nё kryeqytetin e Kosovёs. “Pesё shtatorin ёshtё ditё e shënuar, tё gjithë besimtaret nё Kishat tona, e kanё sot zemrën e përqendruar ne dëshminë qё Nёnё Tereza i dha botёs dhe ne”, pohoi mes tjerash ipeshkvi i Kosovёs imzot Gjergji. Shёn Nёnё Tereza dhuratё e Zotit ёshtё shembull dhe frymёzim pёr njё jetё vёrtet tё denjë.
 
Më 5 shtator, Kisha katolike kudo nё botё e posaçërisht nё Indi dhe nё trevat shqiptare kremtoi festën liturgjike tё Shenjtës Nёnё Terezё. Kjo festë u kremtua edhe nga Kisha e dioqezёs Prizren-Prishtinë, nё Kishën Katedrale Shenjtërore kushtuar pikërisht Shenjtës shqiptare nё kryeqytetin e Kosovёs. “Pesё shtatorin ёshtё ditё e shënuar, tё gjithë besimtaret nё Kishat tona, e kanё sot zemrën e përqendruar ne dëshminë qё Nёnё Tereza i dha botёs dhe ne”, pohoi mes tjerash ipeshkvi i Kosovёs imzot Gjergji. Shёn Nёnё Tereza dhuratё e Zotit ёshtё  shembull dhe frymёzim pёr njё jetё vёrtet tё denjë. Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt:
 
 
Nёnё Tereza, dhurata mё e madhe qё Zoti i ka dhënë popullit tonё gjatё 20 shekujve
 
‘’Nene Tereza, dhurata me e madhe qe Zoti i ka dhene popullit tone gjate 20 shekujve’’ me kete thenie te bukur, e filloi kremtimin e Meshës imzot Dode Gjergji, ipeshkev i dioqezës Prizren-Prishtine ne bashkeMeshim me imzot Lush Gjergjin e numer te madh meshtaresh, kushtuar Shen Nene Terezes, ne pesё vjetorin e Shenjterimit te saj nga Papa Françesku.
 
Ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ne Prishtine, ndonese ne rrethana te masave mbrojtjese antikovid, ne kremtimin e kesaj Meshe moren pjese shume besimtare, njerez te vullnetit te mire, motra e seminariste. Atmosferen e bukur e te devotshme e bente edhe kori i Kishes me kenget percjellese te ketij kremtimi, e lutjet e uratat e besimtarve qe i drejtonin Nene Terezes qe e Shenjta, per ta, te ndermjetesoj tek Zoti ne kete dite te veçantë.     
 
‘’Fort te dashur vellezer e motra, jemi sot ketu ne Shenjetoren e Shen Nene Terezes, per te kremtuar diten e saj. Eshte vertete nje dhurate me e madhe qe Zoti i ka dhene popullit tone gjate 20 shekujve dhe pervojes tone te krishtere. Eshte dhurata me e madhe qe Zoti i ka shperblyer vuajtjet e popullit tone, dhe eshte burimi me i mire ku ne, mund te nxjerrim shembullin e dashurise, pervojen e pervujterise dhe deshmine e fese’’ tha ne fillim  te ketij kremtimi, imzot Dode Gjergji.  
 
Ai me pastaj kujtoi edhe Shenjterimin para pese vjeteve te Nene Terezes, duke iu drejtuar meshtarve, murgeshave si dhe seminaristeve tha: ‘’Para pese vjeteve e shumica prej nesh kemi qen ne Rome per te marre pjese ne Diten e Shenjtërimit te Nene Terezes, per te dhene kontributin tone te respektit per Shenjtneshen e falenderimin tone per Kishen Universale dhe te lutemi bashke me Papen per gjithe njerezit e botes, e veçanërisht per popullin tone qe e ka nxjerr kete Shenjtёneshё kaq te madhe te shekullit te kaluar’’, tha ipeshkvi. 
 
Pese shtatorin, kete dite te shenuar, vazhdoi ipeshkvi, e kemi kremtuar ne menyren madheshtore deri ne keto dy vitet e fundit, sepse vjet e sivjet per shkak te pandemise nuk kemi mundur ti japim kesaj feste gjithe sharmin qe e meriton. ‘’Megjithate, ju qe jeni ketu, e ne qe jemi te Lteri dhe gjithe besimtaret ne Kishat tona, e kane sot zemren e perqendruar ne deshmine qe Nene Tereza i ka dhene botes. E, deshmia e saj e perkryeme, e shembulli i saj frymezues eshte vertete krenaria me e madhe e popullit tone, sepse ne me Nene Terezen,  zbulojme dashurine dhe pranine e Krishtit ne zemrat tona’’, tha mes tjerash, imzot Dode Gjergji.
 
Ne fund te kesaj Meshe shenjte, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, falenderoi te gjithe te pranishmit per pjesemarrje kur kemi parasysh situatёn e renduar pandemike ne vend, dhe uroj qe ky vit pandemik te jete i fundit dhe qe mos te perjetojme gjendje te tilla me maska e distance, por siç tha, edhe kjo eshte nje sakrifice e jona qe mos te largohemi nga kisha e jeta jone shpirterore, sidoqofte, tha ai, edhe keto jane gjera te vogla qe i bejme me dashuri te madhe siq thoshte Nena Tereze.
 
Kremtimi i festes se Shen Nene Terezes u permbyll me dhenien e bekimit nga imzot Dode Gjergji, ipeshkev i dioqezes Prizren-Prishtine./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave