Java e Madhe e Pashkёve në dioqezën e Sapës
Java e Madhe e Pashkёve në dioqezën e Sapës 29.03.2021 | 11:04
Java e Madhe e Pashkёve, qё filloi me kremtimin e të Dieles së Larit, në Dioqezën e Sapës, një ngjarje e rëndësishme feje e vёllazёrimi. “Në Krishtin shkëlqen risia e jetës; në Krishtin marrim forcën për të fituar e mposhtur të keqen. Të besosh në fenë e krishterë, nuk do të thotë thjeshtë të pranosh disa të vërteta abstrakte, por të pranosh personalisht Krishtin, për t’u shëlbuar prej Tij e për të hyrë në bashkimin hyjnor”, pohoi mes tjerash ipeshkvi i Sapёs Imzot Simoni.
 
Java e Madhe e Pashkёve, qё filloi me kremtimin e të Dieles së Larit, në Dioqezën e Sapës, një ngjarje e rëndësishme feje e vёllazёrimi. “Në Krishtin shkëlqen risia e jetës; në Krishtin marrim forcën për të fituar e mposhtur të keqen. Të besosh në fenë e krishterë, nuk do të thotë thjeshtë të pranosh disa të vërteta abstrakte, por të pranosh personalisht Krishtin, për t’u shëlbuar prej Tij e për të hyrë në bashkimin hyjnor”, pohoi mes tjerash ipeshkvi i Sapёs Imzot Simoni.
 
Po tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit nga Vau-Dejёs:
 

 
KREMTIMI I TË DIELES SË LARIT NË SAPË
 
Ashtu si në mbarë botën, Java e Madhe filloi me kremtimin e të Dieles së Larit, edhe në Dioqezën e Sapës, një ngjarje mjaft e rëndësishme kjo për të gjithë të krishterët, që shënon Hyrjen e Krishtit në Jeruzalem.
 
E kremtja e kësaj dite filloi me bekimin e larit dhe procesionin e kryesuar nga Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli me famullitarin dom Mark Shtjefni, ku së bashku me besimtarët mbushën rrugët e qytetit të Vau Dejësit dhe me degët e larit e të ullinjëve u nisën drejt Katedrales Nënë Tereza, për të vazhduar më pas me kremtimin e Meshës Shenjte.
 
Gjatë solemnitetit të Meshës Shenjte nëpërmjet liturgjisë Hyjnore u kujtua historia e mundimeve dhe vdekjes së Zotit tonë Jezu Krishtit.
 
Ndërsa në predikimin e rastit, Imzot Simoni theksoi se, këto dy ngjarje që po kremtojmë sot janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën për shëlbimin e mbarë njerëzimit. Në Krishtin shkëlqen risia e jetës; në Krishtin marrim forcën për të fituar e mposhtur të keqen. Të besosh në fenë e krishterë, nuk do të thotë thjeshtë të pranosh disa të vërteta abstrakte, por të pranosh personalisht Krishtin, për t’u shëlbuar prej Tij e për të hyrë në bashkimin hyjnor, përfundoi Imzot Simoni.
 
Ndërkohë që kisha na thërret të përkujtojmë këto mistere, dashtë Zoti të kemi një javë të Shenjtë e të frytshme. Duke kujtuar dhe vitin e kaluar ku e gjithë bota me rastin e Pashkëve ishte e mbyllur për shkak të pandemisë botërore të Covid 19, falenderojmë Zotin që u rikthyem në kremtime të tilla. Zoti na haptë mendjen dhe zemrën tonë që të dimë të hyjmë në misterin e vdekjes dhe të Ngjalljes së Krishtit, Shëlbuesit të njerëzimit, dhe në misterin e shumë vellezërve dhe motrave tona që vuajnë për motive dhe shkaqe të ndryshme. E së bashku të ndizet në ne dëshira për lutje, dashuri e bamirësi ndaj të afërmit, jo vetëm gjatë kësaj jave të shenjtë, por edhe në jetën tonë të përditshme.
 
Violeta Marashi
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave