Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e mbylli Vitin Jubilar kushtuar Shën Jozefit
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e mbylli Vitin Jubilar kushtuar Shën Jozefit 14.12.2021 | 09:33
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e mbylli Vitin Jubilar kushtuar Shën Jozefit, me një simpoziun kushtuar familjes dhe me kremtimin e Meshës nё festёn e Zojës sё Papërlyer, kremtuar ne Konkatedralen 'Shën Nënë Tereza' në kryeqytetin e Kosovës.
 
Kisha dioqezane Prizren-Prishtinё e mbylli Vitin Jubilar kushtuar Shën Jozefit, me një simpoziun kushtuar familjes dhe me kremtimin e Meshës nё festёn e Zojës sё Papërlyer, kremtuar ne Konkatedralen 'Shën Nënë Tereza' në kryeqytetin e Kosovës. Më hollësisht shërbimi Rabie Ibrajt nga Prishtina
 

 
Ne kete Kohe te Ardhjes, perpos pergatitjeve te ndryshme, vecanerisht atyre shpirterore, ne Konkatedralen “Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, perkatesisht ne qendren “Bogdanipolis” dioqeza Prizren Prishtine, mes javen e kaluar, ka organizuar simpozium per familjen dhe me kremtimin e Meshes solemne kushtuar Zojes se Paperlyer ka permbyll vitin e Shen Jozefit.
 
Nen udheheqjen e dom Shtjefen Dodes, kori i te rinjeve e te rejave te Famullise se Prishtines me pikat adapte muzikore e begatoi punen e simpoziumit, ku moren pjese familje besimtaresh, rregulltare e rregulltare dhe motra e meshtare, nga famullite e dioqezes Prizrene Prishtine.  
 
Fillimisht te pranishmit i pershendeti ipeshkvi, imzot Dode Gjergji. Ai tha se ne permbylljen e vitit te Shen Jozefit dhe ne kuader te kesaj veprimtarie dhe Vitit Sinodal jemi mbledhur per kete takim me familjet tona, por Papa na dha edhe nje mundesi tjeter qe te fillojme Sinodin e Kishes Universale, perfshire edhe kishat lokale ne gjithe boten, keshtu qe, edhe ne do te jemi ne kuader te ketij bashkepunimi dhe veprimtarie sinodale brenda kishes tone ne shume takime.
 
‘’Familja eshte berthama e ekzistences njerezore, kishes, kombit dhe cdo vendi tjeter. Eshte deshmuar se familjet e krishtera e sidomos ato katolike jane pjesa me e shendoshe e shoqerise njerezore, jo vetem pse aty lutet Zoti, mbahen rregullat e jetes, cmohet vlera e moralit te njerezimit dhe jetes ne teresi, por se aty ka jete, aty ka vaj e qeshje femije, aty frymojne pleqe e plaka,  prandaj ne duhet te punojme qe familjet tona te jene sa me te aferta dhe te afta per ta jetuar jeten me gezim e dashuri pavaresisht kryqeve e vuajtjeve qe duhet ti bartim’’ tha imzot Dode Gjergji.
 
Ai falenderoj per pjesemarrje te gjithe te pranishmit, e posaqerisht ligjeruesit duke uruar qe mendimet e fjalet e tyre te ndihmojne edhe me shume qe familja jone te jetesoj vlera e virtyte sa me te larta ne dobi te shoqerise tone ne pergjithesi.
 
Me pas ipeshkvi udhehoqi lutjet per familjet dhe mbarvajtjen e ketij takimi, e poashtu u lexuan edhe lutjet e Nene Terezes kushtuar familjes.
 
Ne vazhdim, me ligjeratat e tyre kontribuan imzot Lush Gjergji me temen: ‘’Familja ne traditen dhe kulturen shqiptare’’, prof.dr.Kriste Shtufi: ‘’Familja ne traditen filozofike’’, dom Kole Dedaj: ‘’Familja ne aspektin teologjik e biblik’’, Dode Krasniqi: ‘’Deshmi mbi jeten familjare te krishtere’’, dhe dr.Visar Berisha me temen: ‘’Sfidat bashkekohore te familjes’’.
 
Me kete rast, ligjeruesit me temat e tyre ben perpjekje qe ta trajtojne familjen nga shume aspekte si nga tradita shqiptare neper breza, nga pikepamjet filozofike e sociologjike dhe nga aspekti biblik e jeta meshtarake neper kisha e famulli te ndryshme te vendit, duke potencuar faktin se familja jone duhet ti ngjaj asaj te Shen Jozefit, dmth qe te jete Familje Shenjte./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave