Kosova i jep lamtumirën e fundit Kolë Berishës
Kosova i jep lamtumirën e fundit Kolë Berishës 31.08.2021 | 12:00
Kolë Berisha ndërroi jetë më 29 gusht në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës në vitet 2006-2007, zv.kryetar i LDK-së dhe deputet i kësaj partie për dy mandate. Pas luftës, u bë anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës. Gjithashtu, Kolë Berisha ka qenë anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
 
U kremtua dje, në orën 11, në katedralen Nënë Tereza të Prishtinës, funerali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i cili ndërroi jetë më 29 gusht në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Në banesën e fundit e përcollën vetëm familjarët e ngushtë, pasi, për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, askush tjetër nuk mundi të marrë pjesë. “Kujtojeni babën e ne në lutje, prej aty ku jeni”, shkruan me dhimbje i biri, Visari, në Facebook, duke iu drejtuar gjithë popullit të Kosovës, që e nderoi në krye të asamblesë së tij më të lartë, ku shërbeu në vitet 2006-2007.
 
Kolë Berisha, ka qenë edhe zv.kryetar i LDK-së dhe deputet i kësaj partie për dy mandate në Kuvendin e Kosovës. Pas luftës, u bë anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës, themeluar nga ish- Përfaqësuesi i veçantë i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen-Petersen.
 
Gjithashtu, Kolë Berisha ka qenë anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Shumë të rëndësishme ishin edhe vizitat e kryeparlamentarit Kolë Berisha në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku u takua me Papën Benediktin XVI e Sekretarin e Shtetit të Vatikanit të asaj kohe kardinalin Bertone.  Por më hollësisht për të e për meshën e dritës, kremtuar në Prishtinë, të ndjekim informacionin e Rabije Ibrajt nga kryeqyteti i Kosovës…
 
 
 
Ne Prishtine iu dha lamtumira e fundit ish kryeparlamentarit te Kuvendit te Kosoves, Kole Berishes
 
Ne Prishtine ne moshen 73 vjecare, me 29 gusht ka nderruar jete, mesuesi, poeti, veprimtari e politikani i njohur kosovar, Kole Berisha.
 
I mecuri e i urti ishte krahu i djathe i ish presidentit Rugova, njeriu me i afert e me i besueshmi i tij. ''Mas nje semundje te rande e te kahmotshme, i mesuem mos m'u dorzu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorzue Hyjit ne jeten e pasosun'', me keto fjale djali tij Visari, njoftoi opinionin publik per vdekjen e babait dhe kesaj figure kombetare.  
 
Disa fjale per biografine e Kole Berishes. Ai lindi  ne nje familje te devotshme te krishtere katolike, me 26 tetor 1947 ne Doberdol te Klines. Shkollen fillore e kreu ne Ujmire, ku po ne te njejtin fshat punoi edhe mesues pasi e mbaroi shkollen Normale ne Gjakove. Fkultetin Juridik e kreu ne Prishtine. Punoi edhe ne gjimnazin ''Luigj Gurakuqi'' ne Kline, ku u frymezua nga kjo figure kombetare per t'u angazhuar per te drejtat dhe lirite e popullit te vet. Por, angazhimi i tij, ishte therre ne sy per okupatorin serb, ku me 28 mars te vitit 1989, arrestohet dhe dergohet ne burgjet serbe ne Leskovc, pastaj ne Beograd e ne Peje. Pas tre muajve te mundimshem, lirohet nga burgu por perjashtohet nga puna. Mirepo, Kola nga puna nuk u ndal asnjehere, ishte me aktiv se kurre me pare duke dhene kontributin e tij per lirine e popullit te vet, ne kuader te Lidhjes Demokratike, ishte kryetar i kesaj dege ne Komunen e Klines, e cila u themelua pas daljes se tij nga burgu. 
 
Me pas Kola vazhdon me aktivitetet e tij ne Prishtine, ku jeta e tij lidhet nder vite me procese te rendesishme te politikes kosovare. Ishte nenkryetar i Lidhjes Demokratikete te Kosoves e keshilltar i Rugoves, pastaj edhe deputet e kryetar i Kuvendit te Kosoves. Gjithashtu ai pas luftes ishte anetar i Keshillit Transitor te Kosoves dhe anetar i Grupit Politik Strategjik per zgjidhjen e statusit  perfundimtar te Kosoves.
 
Kole Berisha ishte shume aktiv edhe sa ishte kryetar i Kuvendit te Kosoves gjate vitit 2006/2007 duke vizituar kancelarite e ndryshme boterore per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Do ta vecojme visiten e tij ne Washington DC ku ishte takuar me kongresmen e senatore te ndryshem dhe ne Keshillin e Sigurise Kombetare, ku kryeparlamentari aso kohe i njoftonte me punen e Ekipit Negociator dhe te Guupit politik, me takimin e Vjenes dhe per punen e Kuvendit te Kosoves.
 
Shume te rendesishme ishin edhe dy vizitat tjera te kryeparlamentarit Kole Berisha ne Seline e Shnejte ne Vatikan, ku heren e pare kishte takuar Sekretarin e Shtetit te Vatikanit, kardinalin Tarcizio Bertone, ku ne qender te bisedes ishte situata e Kosoves, stabiliteti ne vend, bashkjetesa fetare etj. Ndersa heren e dyte ne mars te vitit 2007, kryeparlamentari ka takuar Benediktin e XVI, nga i cili ka kerkuar qe te drejtoj lutje per Kosoven dhe me autoritetin e te tij, te ndihmoj ne zgjidhjen e statusit perfundimtar te saj. 
 
Me rastin e vdekjes se Kole Berishes, telegrame ngushellimi kane derguar familjes kreret me te larte te shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryetaret e subjekteve te ndryshme politike dhe figura te tjera, miq e dashamire, te cilet kane cmuar shume larte figuren e Kole Berishes, urtesine e mencurine e tij dhe angazhimin e pandalshem per lirine dhe pavaresine e Kosoves. 
 
Dje me 30 gusht, ne konkatedralen ''Shen Nene Tereza'' ne Prishtine eshte mbajtur Mesha e Drites per shpirtin e Kole Berishes. Kremtimin e kesaj meshe e ka celebruar, Shkelqesia e tij, imzot Dode Gjergji, ipeshkev i diocezes Prizren Prishtine, ne bashkemeshim me meshtare te tjere me prani te familjareve, e shume besimtareve qe merrnin pjese ne ndarjen e fundit me Kole Berishen. Imzot Dode Gjergji me kete rast ka evokuar kujtime te ndryshme nga takimet me Kolen, i njohur edhe besimtar i devotshem si ai dhe familja e tij, per kontributin ndaj kishes dhe per jeten e tij ne pergjithesi, i cili siq e tha, Kola mbetet shembull me i mire se si nje besimtar nuk kursen asgje nga vetja e tij per Zotin, Kishen e popullin, apo thene shkurt per Fe e Atdhe. 
 
Pas kremtimit te kesaj meshe, te perndritshmit Kole Berishes, me pranine e klerit e familjes dhe ndonje miku te ngushte, iu dha lamtumira e fundit ne varrezat e krishtera katolike ne Prishtine. Per shkak te masaave pandemike nuk eshte lejuar numer i madh i pjesemarresve ne kete ceremoni mortore. Pushofte ne Paqe!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave