At Gazmend Tinaj ofm: aktualiteti i jetës rregulltare
At Gazmend Tinaj ofm: aktualiteti i jetës rregulltare 01.02.2021 | 12:00
Flasim me françeskanin shqiptar, at Gazmend Tinaj për domethënien dhe mesazhin e kësaj Dite që Kisha ua kushton rregulltarëve e rregulltareve.
  
Për dhuratën e jetës rregulltare dhe për impenjimin e françeskanëve ndër shqiptarë, në kumtimin e Ungjillin dhe ecjen besnike gjurmëve të Krishtit në misionin apostolik.
 
Sot më 2 shkurt, Kisha katolike kremton festën e Paraqitjes të Zotit në Tempull. Pra, kremtojmë një mister të jetës së Jezu Krishtit, që lidhet me urdhrin e ligjit të Moisiut që parashikonte që prindërit, 40 ditë pas lindjes të të parëlindurit, të ngjiteshin në Tempull të Jerusalemit për të ofruar djalin e tyre Zotit e për pastrimin ritual të nënës (krh Es 13,1-2.11-16; Lv 12,1-8), e nga viti 1997 në përkim me këtë festë, Papa Shën Gjon Pali II deshi që në mbarë Kishën të kremtohet një Ditë e veçantë kushtuar 'jetës rregulltare'. E sot kremtohet Dita XXV e jetës rregulltare.
 
Në të vërtet, flijimi i Birit të Zotit - Jezu Krishtit - që simbolizohet përmes paraqitjes së Tij në Tempull - është shembull për çdo burrë e për çdo grua që ia përkushton tërë jetën e vet Zotit. Kështu, më 2 shkurt Kisha mbarë e falënderon Zotin për dhuratën e çmuar të kësaj jete rregulltare të përkushtuar dhe të të gjitha formave të saj që ekzistojnë në Kishë.
 
Njëkohësisht Kisha e fton mbarë popullin e Zotit, t’i nderojë ata që ia kanë kushtuar tërë jetën e tyre Zotit me kushtin e pastërtisë, të dëgjesës e të varfërisë së plotë, duke dëshmuar kështu, në gjirin e popullit praninë e Zotit në çdo kohë e vend, deri në kohët tona. E ky është shërbimi i parë që i bëjnë Kishës rregulltarët e rregulltaret. Ata janë roje që shquajnë nga larg dhe që kumtojnë jetën e re shpirtërore, jetën e Zotit, e cila tashmë është e pranishme në historinë e realitetit të përditshëm.
 
Pra, qëllimi i kësaj Dite është i trefishtë: së pari për të lavdëruar dhe falënderuar Zotin për dhuratën e jetёs rregulltare; së dyti, për tё promovuar njohjen dhe vlerësimin e jetёs rregulltare nga ana e gjithë popullit të Zotit dhe së fundi, për t’i ftuar të gjithë ata që kanë përkushtuar jetën e tyre plotësisht për Ungjillin, për të kremtuar mrekullitё që Zoti ka vepruar pёrmes tyre.
 
Edhe nё Shqipёri e në trevat shqiptare, jeta rregulltare e kushtueme i ka rrёnjёt shumё herёt, siç dëshmon prania dhe misioni i benediktinёve, françeskanëve, dominikanëve, jezuitëve, salezianёve, Motrave Stigmatine, Motrave Apostulle të Zemrës së Krishtit, Bijave tё Dashurisё Hyjnore etj e tj, dhe nё veçanti impenjimi françeskanëve ndër shqiptarë, ishte dhe ёshtё për të kumtuar Ungjillin dhe dëshmuar ecjen besnike në gjurmët e Krishtit.
 
Me françeskanin At Gazmend Tinaj e pёrshkojmё, shkurt, historinё e jetёs rregulltare dhe kontributin e rregulltarëve në Shqipëri e ndёr shqiptarё, dje e sot, tё cilёt mes tjerash, kanё punuar e punojnë për formimin e njeriut dhe tё ndërgjegjes sё tij, por edhe pёr përforcimin e identitetit të popullit  shqiptar dhe pёr kultivimin e kulturës nё vend.
 
Ne, në ditën e sotme botërore kushtuar jetës rregulltare, me françeskanin shqiptar, at Gazmend Tinaj flasim pikerisht mbi domethënien dhe mesazhin e kësaj Dite që Kisha ua kushton rregulltarëve e rregulltareve, si edhe mbi dëshminë e veprimtarinë e rregulltarëve dhe të motrave rregulltare në Shqipëri, ta dëgjojmë at Gazmend Tinajn në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News...
 
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave