At Vitor Demaj: françeskanet mbrojtën identitetin e popullit shqiptar
At Vitor Demaj: françeskanet mbrojtën identitetin e popullit shqiptar 03.10.2021 | 12:00
Me At Vitor Demaj flasim për lidhjet e shën Françeskut me shqiptarët, për historinë e françeskanëve në Shqipëri që, sipas historianëve, nis në vitin 1240, siç pohon edhe mbishkrimi në një rrasë të vendosur mbi derën e Kishës françeskane në Lezhë.
 
Në festën e sotme liturgjike, 4 tetor, të shën Françesku të Asizit, themeluesit të Urdhrit françeskan, për figurën e këtij shenjti të njohur në mbarë botën, për aktualitetin e mesazhit që vjen nga dëshmia e jetës së tij ungjillore, flasim françeskanin shqiptar At Vitor Demajn.
 
Me At Demajn flasim edhe për lidhjet e shën Françeskut me shqiptarët, për historinë e françeskanëve në Shqipëri që, sipas historianëve, nis në vitin 1240, siç pohon edhe mbishkrimi në një rrasë të vendosur mbi derën e Kishës françeskane në Lezhë, në të cilën lexohet: "Hoc templum Fratrum Minorum ćdificatum ast anno MCCXL = Ky tempull i Vëllazënve të Vogjël u ndërtue në vjetin 1240".
 
Rrasa në fjalë është e shkruar latinisht, por sipas dëshmisë së At Lorencit nga Santa Croce, i pari që e përmendë ketë rrasë, origjinali qe në gjuhën greqishte. At Lorenci ishte Eprori Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë në vitin 1720 dhe në ketë kohë, duke përshkruar një dokument të arkivit historik të kuvendit françeskan të Lezhës, shënon tekstualisht: "Provinçja e Françeskajëve të Shqipnisë asht nji nder ma të vjetrat e Urdhnit të Fretënve, si shifet nga themelimi i Kuvendit të Shën Mërisë në Lezhë, përtej Drinit, në ballin e Kishës së cilit gjindet endë sot ky mbishkrim latin, i përkthyem nga një tjetër grekisht".
 
Dihet se në qindvjetorin e parë të Françeskanëve në Shqipëri (1219-1939) Fretërit i dhanë dioqezave shqiptare 11 ipeshkvij e kryeipeshkëvij. Pra, flitet për misionin dhe kontributin e françeskanëve tash mase 800 vjet, në periudha të ndryshme dhe të vështira, në mesin e shqiptarëve, sipas trinomit për Fe, Kulturë e Atdhe, si dhe për lidhjet e françeskanëve me Gjergj Kastriotin Skënderbeun./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave