Imzot Dodë Gjergji: Falënderojmë Zotin për udhën sinodale
Imzot Dodë Gjergji: Falënderojmë Zotin për udhën sinodale 15.10.2021 | 11:16
Të dëgjohet zëri i Zotit, përmes gjendjes së shumë njerëzve. Ky është qëllimi i etapës dioqezane të Sinodit të Ipeshkvijve, që hapet këtë fund jave në dioqezat e gjithë botës e, edhe në Kosovë. “Falënderojmë Zotin për sinodalitetin”, thekson për Radio Vatikanin – Vatican News, ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji.
 
Sinodi i Ipeshkvijve në nivelin dioqezan do të fillojë të dielën, më 17 tetor e çdo ipeshkëv do të kremtojë meshën për përurimin e tij, së bashku me besimtarët, me organizatat, lëvizjet e shoqatat e dioqezës së vet. Pikërisht kjo është edhe udha e përvijuar nga Papa Françesku, që për herë të parë, në këtë Sinod, deshi përfshirjen e gjithë Popullit të Zotit në rrugëtimin drejt një bashkimi më të madh në Kishë, ku secili ta ndiejë veten njëlloj të barabartë e të aftë të marrë vendime për të ardhmen e saj. Kështu do të ndodhë edhe në dioqezën e Prizren-Prishtinës, siç na informon ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji…
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave