Imzot Gjergj Meta: duhen perspektiva të qëndrueshme e reale nё vend
Imzot Gjergj Meta: duhen perspektiva të qëndrueshme e reale nё vend 29.09.2021 | 00:00
Pёr ipeshkvin e Rrёshenit, imzot Gjergj Metёn, “varfëria dhe mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale nё vend, tregojnё më së miri përplasjet që ndodhin në bazë, në basifondet e shoqërisë shqiptare”. Pёr kёtё, vendi sot ka nevojё pёr politika të punësimit, sidomos për të rinjtë, në veçanti të zonat periferike; pёr një sistem arsimor të mirё, qё në këto vitet e fundit ёshtё rënduar edhe nga pandemia dhe pёr njё perspektivё pёr tё ardhmen evropiane të vendit.
 
Pёr ipeshkvin e Rrёshenit, imzot Gjergj Metёn, “varfëria dhe mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale nё vend, tregojnё më së miri këtë përplasje që ndodh në bazë, në basifondet e shoqërisë shqiptare”. Pёr kёtё, vendi ka nevojё pёr politika të punësimit, sidomos për të rinjtë, në veçanti të zonat periferike; pёr një sistem arsimor të mirё, qё në këto vitet e fundit ёshtё rënduar edhe nga pandemia dhe njё perspektivё pёr tё ardhmen evropiane të vendit. Po mё hollёsisht nё mikrofonin e Radio Vatikanit ipeshkvi i Rrёshenit, imzot Gjergj Meta...
 

 
Të rinjtë, Policia dhe Varfëria…
 
Imzot Gjergj META
 
Rritja e kriminalitetit në vitet e fundit, sidomos ajo e trafikut të lëndëve narkotike, kultivimit të tyre, veçanërisht në zonat e thella të vendit, ka vënë në rrezik shumë ekuilibra sociale dhe ekonomike.
 
Dy ndër kategoritë që po ndjejnë peshën e madhe të kësaj batërdie janë të rinjtë e familjeve të varfëra dhe me probleme si dhe policët e thjeshtë të terrenit. Ndërsa kategoritë më të paprekura janë kryet e trafikut e të kultivimit dhe mbrojtësit e tyre me pushtet.
 
Kam pasur raste të flas si me të rinjtë e po ashtu me policët. Janë të dyja kategori në thelb të varfëra që mbijetojnë me logjikën e ushtarit, pavarësisht se njëra palë në anën e antiligjit e tjetra në anën e ligjit. Por ajo çka i bashkon në mbrëmje është varfëria dhe mospasja e një perspektive të qëndrueshme dhe reale.
 
Ngjarja e ndodhur dje në Lezhë, e të tjera që i kemi parë e dëgjuar me bollëk, megjithëse në mes të një kaosi informativ të pashoq, e tregon më së miri këtë përplasje që ndodh në bazë, në basifondet e shoqërisë shqiptare e cila është aq e vogël sa njihemi të gjithë me njëri-tjetrin.
 
Mungesa e politikave të punësimit, sidomos për të rinjtë, në veçanti të zonave periferike; një sistem arsimor gjithnjë e më problematik, sidomos në këto vitet e fundit që po rëndohet me pandeminë; paqartësia e të ardhmes evropiane të vendit; mungesa e hapësirave dhe nismave për formimin dhe pro-ligjshmërinë nga shoqëria civile si edhe qershia mbi tortë e korrupsionit, janë vetëm disa nga shkaqet që shumë të rinj shkojnë drejt e në duart e krerëve të krimit ose braktisin vendin. E situata nuk po shkon drejt përmirësimit.
 
Nuk është e lehtë unë e di këtë. Aspak e lehtë. Ne jemi shqiptarë e në historinë tonë kemi shtresa e nënshtresa problematike të akumuluara me dhjetëra e qindra vite.
 
Të gdhendësh në granitin e këtyre shtresave rrezikon shumë, ose të mos bësh asgjë, ose ta shkërrmoqësh krejt. E për këtë arsye duhet art, durim, këmbëngulje në një shoqëri të frustruar e plot probleme, por ende plot me energji. 
 
Të rinjtë e të rejat që kemi janë një thesar plot energji, por nëse i braktisim mund të kthehen në lëndë shpërthyese dhe dëmtojnë shoqërinë, përveçse veten e tyre. Ata meritojnë vëmendje.
 
Po ashtu punonjësit tanë të policisë janë njerëz të jetës së përditshme si të gjithë ne, me një mision dhe një detyrë. Nuk është aspak e lehtë as për ta. Prandaj përveçse të kemi besim, duhet t’i mbështesim si shoqëri./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave