Imzot Massafra: Bashkimi Evropian ta pranojë Shqipërinë në gjirin e tij
Imzot Massafra: Bashkimi Evropian ta pranojë Shqipërinë në gjirin e tij 24.09.2021 | 11:43
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, merr pjesë në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), që mbahet në Romë, nga 23 deri më 26 shtator. Në mikrofonin tonë, ai i bën thirrje Bashkimit Evropian të pranojë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore si anëtare të tij.
 
Filloi dje në Romë e do të përfundojë më 26 shtator, asambleja e përgjithshme e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), që këtë vit, kremton 50-vjetorin e themelimit. I formuar në mars 1971 e më vonë, i miratuar nga Shën Pali VI, Këshilli mbledh çdo vit krerët e Konferencave Ipeshkvnore, ndër të cilët edhe atë të Shqipërisë – sivjet, imzot Angelo Massafra, i cili ka qenë edhe zv.president i CCEE-së.
 
Sot, pas mbledhjes së tyre me temë “CCEE, 50 vjet në shërbim të Evropës, kujtesa dhe perspektiva në horizontin e Fratelli tutti”, pjesëmarrësit priten nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Në mikrofonin e përgjegjësit të redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News, don David Gjugja, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, kreu i ipeshkvijve të Shqipërisë, shpjegon ç’do të thotë ky jubile i rëndësishëm për CCEE-në dhe si po vijon reflektimi në dritën e enciklikës së Papës Françesku për vëllazërimin njerëzor. Gjithashtu, i bën thirrje Bashkimit Evropian të pranojë sa më shpejt Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore si anëtare të tij. Ta dëgjojmë…
 
Dëgjo intervistën me imzot Angelo Massafra...
 
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave