Imzot Massafra: kumbonarja e re e Shën Kollit të jetë ftesë për impenjim
Imzot Massafra: kumbonarja e re e Shën Kollit të jetë ftesë për impenjim 20.06.2021 | 12:00
Në Shkodër, më 19 qershor, u përurua kumbonarja e re, bashkë me sahatin, në kishën kushtuar Shën Kollit. Në orën 10.30, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra e bekoi dhe e përuroi kumbonaren, në praninë e besimtarëve.
 
“Sa punë të mëdhaja e mrekulli/ Qi ka bâ Shejti Shën Kollë,/ Difton qiella me lumni/ E gjithë bota s’pranë tue folë”: kush nuk i njeh këto vargje kushtuar Shën Kollit apo Nkollit, që katolikët shqiptarë i këndojnë shpesh në ditën e kremtimit të tij, më 6 dhjetor. E kësaj radhe, Shejti Shën Kollë bën një tjetër punë të madhe në Shkodër, ku më 19 qershor u përurua kumbonarja e re, bashkë me sahatin, në kishën kushtuar atij. Në orën 10.30, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra e bekoi dhe e përuroi kumbonaren, në praninë e besimtarëve, në një kishë, që iu rikushtua shenjtit, 13 vite më parë, me një meshë të kryesuar nga kardinali Salvatore De Giorgi, aktualisht, kryeipeshkëv nderi i Palermos. E rindërtuar, pasi u prish gjatë komunizmit, kisha, tashmë ka edhe “kompanjelin”, siç e quajnë shkodranët. Me tingujt e saj, kumbonarja i fton besimtarët të luten e të mendojnë për Zotin, por edhe të impenjohen për ta dëshmuar dashurinë e Krishtit në jetën e përditshme. Kështu pohon telefonikisht nga Shkodra, pikërisht imzot Angelo Massafra. Ta dëgjojmë…
 
 
 
/Radio Vatikani 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave