Pёrgatitja e programit tё Kishёs Prizren-Prishtinё pёr rrugёn sinodale
Pёrgatitja e programit tё Kishёs Prizren-Prishtinё pёr rrugёn sinodale 11.10.2021 | 12:00
Tё dielёn e ardhshme mё 17 tetor Kisha dioqezane e Kosovës fillon ecjen sinodale, me pjesëmarrje tё klerit, rregulltarёve e rregulltare dhe sidomos tё popullit tё Zotit, me programe dhe kremtime te ndryshme, nё përkim me Kishёn Universale, sipas dёshirёs sё Papёs Françesku, i cili fund-javën e kaluar përuroi rrugëtimin e sinodalitetit pёr Kishёn Universale.
 
Sipas Papës sot kemi nevojë për "njё Kishё të hapur ndaj risisë që Zoti dëshiron të sugjerojë, pёrmes dëgjimit, duke ecur me Shpirtin Shenjt Zot, "sepse ne kemi nevojë për Shpirtin e Zotit, pёr frymëmarrjen gjithnjë të re të Zotit, që ringjall e çliron nga çdo mbyllje…”. "Siç na kërkon Jezu Krishti, - vuri në dukje Papa, në fjalën e tij të 9 tetorit në Sallën e Sinodit, në Vatikan - të gjithë, besimtarë e barinj të Kishës, janë të thirrur në bashkim e vëllazërim, të përqafuar nga e njëjta dashuri e Zotit". 
 
Po t’i kthemi pёrgatitjes dhe programit qё ka Kisha dioqezane Prizren -Prishtinё pёr rrugёn sinodale, nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin qё ka pёrgatitur Angjelina Pergega nga Radio Maria Kosovё:
 
 
ECJA SINODALE NË DIOQEZËN PRIZREN-PRISHTINË 2021
 
Në dioqezën Prizren-Prishtinë, në mbledhjen e përgjithshme me meshtarë, që u mbajt me 20 shtator, u diskutua për ecjen sinodale të Kishës katolike që sapo ka filluar këtë muaj (tetor 2021) e do  të përmbyllet në vitin 2023. 
 
Meshtarët e dioqezës së Kosovës së bashku me ipeshkvin e tyre Mons. Dodë Gjergjin i kanë filluar ushtrimet e tyre treditore shpirtërore në shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Letnicë, si përgatitje e klerit për ecjen sinodale të kësaj dioqeze.
 
Të dielën, me 17 tetor dioqeza e Kosovës do ta bëjë hapjen solemne të ecjes sinodale të Kishës dioqezane.  
 
Me qëllim që të mund të ecim hapave të përcaktuar tashmë, nga “Vademekum” i propozuar dhe sugjerimet e drejtpërdrejta të Atit të Shenjtë Françesku, siç është: prania, dëgjimi, shoqërimi, pjesëmarrja dhe misioni, ipeshkvi Mons. Dodë Gjergji ka emëruar të nderuarin Mons Lush Gjergji, Don Albert Demaj, Don Pal Tuanj që ta udhëheqin zyrën e sinodit dioqezan. 
 
Këta të fundit, do të përgatisin agjendën, temat, do të administrojnë punimet dhe do t’i përmbledhin mendimet, propozimet dhe sugjerimet gjatë dëgjimit të të pagëzuarve, në të gjitha nivelet e fragmentet e kishës sonë. E gjithë kjo do të jetë një kontribut i kishës sonë në rrugën e ecjes sinodale të Kishës universale – katolike. 
 
Të shtunën me 16 tetor, duke filluar nga ora 10 e tutje, parashihet të jetë takimi i parë në ecjen tonë sinodale, ku janë të ftuar të gjithë meshtarët, rregulltarët/et, katekistët e të gjitha gjeneratave, Karitasi i Kosovës dhe grupet e tjera laikale që veprojnë në Kosovë. 
 
Të dielën me 17 tetor në Konkatedralën Shën Nënë Tereza, me Meshën solemne do të bëhet hapja zyrtare e sinodit. Ipeshkvi Mons. Dodë Gjergji i fton të gjithë besimtarët që kanë mundësi të jenë pjesëmarrës. 
 
Me 6 dhjetor, në kuadër të Simpoziumit parashihet dëgjimi i familjeve, kurse me 8 dhjetor, Ditën e Zojës së Papërlyer, do të celebrohet përfundimi i vitit të Shën Jozefit, me praninë e besimtarëve, rregulltarëve dhe meshtarëve. 
 
Për ngjarjet e mëtutjeshme, komisioni i Sinodit dioqezan do të na njoftojë në kohën e duhur dhe do të na ofrojë materialet e nevojshme përgatitore. 
 
Për Radio Vatikanin nga Prishtina Angjelina Pergega/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave