Diplomati shqiptar godet Kurtin për vizitën në Lezhë: E pakuptimtë, e paarsyeshme
Diplomati shqiptar godet Kurtin për vizitën në Lezhë: E pakuptimtë, e paarsyeshme 02.03.2021 | 09:40
Për diplomatin Fatos Tarifa vizita dhe deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Lezhë me rastin e 577 vjetorit të “Besëlidhjes” ishin të “pakuptueshme” dhe të “pa-arsyeshme”.
 
Tarifa e konsideroi “përvjetor të zakonshëm” atë të Besëlidhjes, të parë “pa kuptim nga shumica e forcave politike në Tiranë”.
 
“Është parë si përvjetor i zakonshëm, çfarë dhe justifikon mungesën e tyre [partive politike] në Lezhë sot, ndërkohë nuk kuptoj se cila ishte logjika e kësaj vizite të papritur, jo-protokollare të njeriut që pritet të jetë [sërish] kryeministri i Kosovës,” – tha Tarifa në edicionin qëndror të Euronews Albania.
 
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara e konsideroi të gabuar qasjen e Kurtit për të lidhur një ngjarje të lavdishme të historisë sikurse “Besëlidhja e Lezhës” me ngjarje dhe kontekste politike të kohës së sotme.
 
Sipas tij ngjarja është shumë e largët dhe “nuk bën kuptim sot në rrethanat që thotë Kurti”.
 
“Ashtu si e konsideroi Kurti, si pikë reference pa të cilën s’bëjnë kuptim politika e sotme në Tiranë apo Prishtinë… [është] një folklorizëm, që s’bën vend në politikën moderne,” – tha Tarifa.
 
Diplomati shqiptar shtoi se nëse do të përkonte me një vit më domethënës, apo jubilar, normalisht ceremonia do të ishte më e madhe dhe me këtë ai justifikoi mungesën e politikanëve të Shqipërisë në këtë event.
 
Tarifa tha se pavarësisht lidhjeve, Kosova dhe Shqipëria duhet të mbajnë sjelljet e tyre politike dhe “do të ishte mirë që në marrëdhëniet me njëra-tjetrën t’i përmbahen zotimeve të marra përsipër në takimet e përbashkëta”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave