UÇK-ja nuk ka arkivë, ne jemi viktima mos e ndieni veten inferior kur uleni para Serbisë
UÇK-ja nuk ka arkivë, ne jemi viktima mos e ndieni veten inferior kur uleni para Serbisë 10.09.2021 | 11:49
Autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, Nusret Pllana, ka reaguar pasi përsëri u përmend libri i tij pas vazhdimit të diskutimeve në mes të palës kosovare dhe asaj serbe sa i përket dialogut në Bruksel.
 
Zëvendskryeministri, Besnik Bislimi, tregoi që pala serbe sërish i është referuar këtij libri, duke thënë se aty përmendet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka arkivë dhe se ajo arkivë duhet të hapet.
 
Pllana në një intervistë për Gazetën Infokus ka deklaruar edhe një herë se libri i tij nuk është bazuar në asnjë arkivë dhe se UÇK-ja nuk ka arkivë.
  
Po që sipas tij vetë ky libër është arkivë në vete.
 
“Edhe ata me u marrë pastaj me këtë libër dhe me detajet e tij. Ky libër s’ka vend në botë që nuk është promovuar dhe për këtë arsye i dhemb Serbisë, se aty i sheh krimet që i ka bërë dhe nuk din gjë tjetër vetëm të thotë arkivi i UÇK-së”, tha Pllana.
 
Vetëm në fletën e parë prej krejt atyre përmendet Arkivi shtetëror i Kosovës- sektori i arkivit të UÇK-së, e arkiva i UÇK-së është vetë libri. Po libri është sektor pjesë e arkivit të UÇK-së, se UÇK-ja s’ka pasë arkivë me plot kuptimin e fjalës”, ka thënë Pllana.
Ai po ashtu ka kërkuar dhe i ka spjeguar qeverisë aktuale, se është gabim dhe nuk duhet të tregohen inferior përballë Serbisë, kur dihet se kush është viktima.
 
“Këta po e keqinterpretojnë. Librin tim duhet me e pasë çdo shtëpi, një shtëpi shqiptare që nuk e ka këtë libër nuk ka ku me shku. Behanja e institucioneve tona është që se ka marrë këtë libër me e institucionalizu, me e ba libër shtetëror. Këta nuk duhet me e ndi vetën inferior kur ulen përballë tyre, sepse si të ulën, këta duhet me ditë që përballë e kanë agresorin dhe vetë janë viktima, kështu që nuk duhet bërë kësi analiza dhe krahasime me Serbinë, se ata janë ekspertë të dinakërisë e të mashtrimeve”, ka thënë ai.
 
Ai ka shtuar se çdo faqe e librit të tij është e vulosur me vulën e gjakut.
 
“Ato janë gjëra të cilat unë i kam përjetuar të gjitha, janë dëshmi e vulës, çdo faqe e atij libri është me vulë të gjakut, me emër dhe mbiemër, e pikërisht këtu iu dhemb këtyre, se tash mundohen me i përmend jo arkivat e UÇK-së, jo arkivat e Serbisë”, ka shtuar ai.
 
Kujtojmë se sot në lidhje me këtë ka reaguar edhe u.d e shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari – Lila, e cila akuzoi opozitën se vetë kanë pranuar që ekziston arkivi i UÇK-së./Gazeta Infokus/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave