Çfarë duhet të bëjnë Shqipëria dhe Kosova pas ndryshimeve në Europë?!
Çfarë duhet të bëjnë Shqipëria dhe Kosova pas ndryshimeve në Europë?! 24.02.2026 | 02:49
Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi 
 
Në këto kushte, Kosova duhet të riorientohet. Duhet të ridimensionojë politikën e saj të jashtme, të ruajë aleatët e sotëm, duke ndërtuar politika të veçanta për bashkëpunim me partitë nacionaliste. 
 
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se Italia do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti amerikan, Donald Trump, por si vend vëzhgues. Madje, u bëri thirrje vendeve të tjera të Bashkimit Europian që edhe ato të mos e refuzojnë këtë Bord. Kosova është tashmë bashkëthemeluese e Bordit të Paqes dhe, për këtë arsye, duket se disa media ose edhe liderë europianë janë ftohur në marrëdhëniet me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani. Ndërsa Shqipëria, megjithëse thotë se është afruar në portat e BE-së, ka shpërfillur vendimin e Ursula von der Leyen për ta bojkotuar këtë bord. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë në mbështetje të iniciativës së Donald Trump.
 
Von der Leyen thotë se Bordi i Paqes synon të delegjitimojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndaj dhe refuzon pjesëmarrjen. Në fakt, ajo bën pjesë në klubin e politikanëve dhe lidershipit globalist, ndërkohë që me Bordin e Paqes dhe të gjitha iniciativat e tjera të politikës amerikane promovohet nacionalizmi, respektimi i shteteve dhe identiteteve kombëtare. Pra, kundërshtimi i formulës së Donald Trump bazohet në orientimin e gabuar ideologjik të presidentes së Komisionit Europian, si dhe të disa liderëve të kontinentit tonë. Konferenca e Sigurisë e Mynihut, para disa ditësh, shfaqi – ashtu si edhe vitin e kaluar – diferencat e mëdha midis shumicës së europianëve dhe lidershipit amerikan sa i përket kursit nacionalist të shteteve në politikat e jashtme e të brendshme të tyre.
 
Për arsye se kursi i politikave të Trump përfaqëson dhe mbështet nacionalizmin, identitetin kombëtar, respektimin e kufijve dhe të sovranitetit, është absolutisht zgjedhje e zgjuar për Kosovën që ajo ta mbështesë Bordin e Paqes të propozuar nga presidenti amerikan dhe të themeluar në Davos para pak javësh. Pa më të voglin dyshim, edhe Shqipëria duhet ta mbështesë këtë kurs të politikave zhvillimore, i cili vendos të parat interesat e atdheut, shtetit dhe kombit. Por në Shqipëri ka një problem shumë të madh. Deri më sot, ajo ishte eksperimenti i Sorosit për degradimin e shoqërisë, shpopullimin dhe integrimin pa kushte në qeverinë globale të parashikuar prej majtistëve perversë. Për hir të mbajtjes së pushtetit, ky kurs ndryshoi brenda natës dhe kryeministri i Shqipërisë, për një foto me Donald Trump, është i gatshëm për gjithçka në favor të ideve të tij. Pra, është ideja e pushtetit që e ndryshoi qëndrimin e kreut të ekzekutivit shqiptar. Ndryshe, nuk do të ishte përkrahës i Bordit të Paqes.
 
Megjithatë, kjo kohë e të qenit as me Amerikën, as me Europën, është e rrezikshme. Nuk duron pelivanllëqe; përkundrazi, kërkon orientimin e saktë dhe të mençur të politikave tona kombëtare në shtetet ku qeverisin dhe jetojnë shqiptarët në Ballkan. Shihni se çfarë ndodh: Fronti Kombëtar i Francës rrezikon ta nxjerrë jashtë loje partinë e Emmanuel Macron dhe të fitojë zgjedhjet presidenciale në vitin 2027. Marine Le Pen u dërgua në gjyq, por shumëkush beson se ky gjyq ishte thjesht politikë për mbrojtjen e pushtetit të tij nga ana e Macron. Në Austri, e djathta e ashtuquajtur “ekstreme”, në zhargonin e përditshëm, është faktor i padiskutueshëm për vendin. Në Gjermani, liderja e AfD-së, Alice Weidel, ishte për vizitë në Itali dhe u prit në mënyrë të pazakontë nga kryeministrja Meloni. Të dyja këto gra të fuqishme, së bashku me Marine Le Pen, duket se do ta drejtojnë Europën e ardhshme. Kjo edhe për shkak se liderët aktualë janë shumë të dobët./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave