Çibani gjerman në trurin shqiptar
Çibani gjerman në trurin shqiptar 16.09.2021 | 22:55
Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha lamtumirën Ballkanit. Cilat janë meritat e Beogradit që fitoi këtë nder? Është historia dhe aktualiteti që i detyron këto dy vende të kenë empati të thellë për njeri tjetrin. Të dyja vendet kanë hipoteka historike: gjenocidet ndaj tjerëve!
 
Shkruan: Xhemal Ahmeti
 
Jo pak njerëz larteposhtë Ballkanit u zhgënjyen nga mënyra se si Merkel i dha lamtumirën Ballkanit. Ajo shkoi në Beograd, qendrën nga ku u nxitën luftërat e fundit në Gadishull. Ajo lamtumirën e dha nga kryeqyteti ku gjendej shtabi i organizmit të gjenocideve. Njejtë si Berlini i saj dikur. Kokëtundshëm e shpatullangrirë të habitur mbetën madje edhe konspiratët e lere më analistët e sidomos ata, të cilët pa siguruar argumentet nuk nisin dot përrallën e radhës.
 
Pse ajo, Merkel, nuk shkoi në Tiranë, atje edhe ku pastaj organizoi takimet e konferencat? Ose pse nuk iki në Shkup sa për ta mbrojtur neutralitetin e një «superfuqie» kontinentale karshi popujve miq të Ballkanit? Rrëfimet e shtabit të saj rreth lehtësimeve logjistike nuk i besoi as progjermani më fanatik ballkanik.
 
Vërtetë: cila ishte simbolika e këtyre veprimeve të kryeministres gjermane? Ne besojmë ta kemi një përgjigje!
 
1 Gjeneza e një raporti historik – Pa elitat gjermanike të shekujve 19-20 (ngase plotë ishin austriake) shqiptarët në rastin më të keq nuk do kishin sot Albanologji, Studime ilire dhe Linguistikë, ndërkaq në rastin më të mirë do t’i kishin ato por pa referenca autoritative. Ashtu siç nuk do t’i kishin serbët referenca, pa industrinë franceze të kulturalizimit të tyre – as sot. Ishin këto diskurse, të cilat si tek konservativët e djathtë ashtu edhe tek ata të majtë ndikuan atëherë për një politikë ndryshe, postbizmarkiane ndaj «postilirivë». Disponim, të cilin pastaj elitat antisovjetike shqiptare gjatë LDB – së e shfrytëzuan me një pragmatizëm të rrallë:
 
përdorën nazizmin gjerman për ta shporrur nga territoret Serbinë, e cila me shekuj kryente gjenocide larteposhtë dhe jetësuan shtetin e tyre brenda kufijve të tyre gjuho- e kulturosferik. Dhe atë pa u involvuar në krime kundër dikujt. I vetmi segment i përfolur historik është «Divizioni Skënderbeg», i cili u premtua me 11 mijë, u siguruan 6500 rekrutë (si lista) dhe u themelua një muaj (1.Mai 1944, me një vendim të 17 prillit të po të njëjtit vit) para zbarkimit të aleatëve në Normandi (6. qershor 1944) dhe nuk ia doli të shkojë kund. Në janar të vitit 1945 divizioni konsiderohej inekzistent. Rrëfimet «historike» mbi këtë divizion janë qesharake dhe absurde. Prandaj storia është pa viktima konkrete dhe argumente tjera.
 
2 Rokadat – Sjellja e Gjermanisë së viteve të fundit ndaj shqiptarëve ka ngjallur teori nga më të ndryshmet. Dikush flet për rokadë mendësish: gjersa «arianët» nazistë dhe militantët marksistë (Marksi vetë ishte racist ndaj sllavëve dhe hebrenjve) simpatizonin «ilirët racë-pastër» dhe urrenin për vdekje hebrenjtë, sllavët, romët dhe të tjerët, këta postholokaustian paskan antipati ndaj shqiptarëve dhe preferojnë serbët si gardianët e tyre në Ballkan. Ca tjerë janë të mendimit se kjo metamorfozë ka ndodhur nga ndërgjegjja historike plot çibanë e homo germanicus-it të kenë kryer gjenocide ndaj popujve të pafajshëm si hebrenjtë dhe serbët (kështu mendon e MPJ aktuale e Kosovës në kontekst me serbët) dhe kështu duan të lajnë borxhet historike. Këtë tezën e fundit mirëpo e saboton real-politika gjermane. Gjermania aktuale, kjo e 20 viteve të fundit, ka ndryshuar politikën ndaj serbëve dhe shqiptarëve, por në thelb jo edhe atë ndaj palestinezëve ta zëmë, të cilët i mbron, kërkon dy shtetësi (lexo faqen zyrtare të MPJ Gjermane) për palestinezët dhe financon qeveritë e tyre me të madhe. E si sillet ndaj hebrenjve? Ndryshe se ç’është sjellë gjersa ishte nën observimin rigoros ndërkombëtar (deri para ribashkimit të dy Gjermanive).
 
3 Merkel – Politika gjermane para dhe pas pavarësimit ka qenë përherë ambivalente ndaj shqiptarëve. Në njërën anë kemi pasur partitë konservatore të së djathtës (sidomos në PE), të cilat Kosovën e konsiderojnë si shtet me meritë dhe viktimë të agresionit serb dhe në anën tjetër të majtën, e cila konsideron Serbinë viktimë të agresionit të një komploti shqiptar me asistencë ndërkombëtare. Mbi këto dy mendësi kemi shtetin, qeverinë. Kjo e fundit konform strategjive të saja internocentrike konfliktet e llojit brenda shoqërisë i shfrytëzon për realizimin e politikave të saja afatgjate.
 
Duke filluar nga mesi i viteve të 90-ta Gjermania – pas ribashkimit – ndërton ri-pozicionimin e saj si superfuqi në arenën ndërkombëtare, jo vetëm si ekonomi por edhe politikisht. Ende nuk janë larguar ushtarët e fundit amerikanë nga aty. Si pengesën më të madhe shteti gjerman konsideron pengëzimin nga Izraeli që i bën me temën e holokaustit. Pengëzim që shteti gjerman ka vite që e konsideron të padrejtë, veçanërisht pas 5 dekadave kontribut në denazifikimin e shoqërisë. Prandaj dokumentet zyrtare për raportet gjermano-izraelite të duken sikur të jenë fragmente të prera nga librat si ato të: Norman G.Finkelstein-it «The holocaust Industry» (2000); Shlomo Sand-it «Die Erfindung des jüdischen Volkes» (2011: Shpikja e popullit hebre) apo si disa nga ligjëratat brenda monografisë së Wolfgang Frindte – s «Inszenierter Antisemitismus» (2006: Antisemitizmi i inskenuar). Zhveshjen e kësaj strategjie shtetërore të viteve të fundit e bën bukur Timo Stein në studimin e tij «Ndërmjet antisemitizmit dhe kritikës ndaj Izraelit – Anticionizmi i së majtës gjermane» (2011) dhe plotë të serisë.
 
Po për ç’strategjie e kemi fjalën? Një strategji e cila relativon dramën e holokaustit; komprometon aktualitetin e saj si «Instrument politik të Izraelit» (Titulli gjermanisht i njërit nga librat e hebreut Finkelstein) për çështje ekspansioni rajonal dhe mëton çlirimin nga bara historike, e cila e pengon të akomodohet si lidere «legjitime e kontinentit». A ka të drejtë në këtë luftë Gjermania? Po, ndoshta pasi ka bërë gjithçka për ta paguar atë borxh. Po a ka të drejtë këtë luftë të saj ta projeksionojë tek Serbia që as kërkon falje? Jo. Pse themi se ky është burimi i empatisë gjermane ndaj Serbisë? E konsideron viktimë si veten. Kanë diçka të përbashkët në histori: të dyja shtetet kanë kryer gjenocide ndaj tjerëve.
 
4 Gjermania dhe Serbia – Rrëfimi i Dick Marty -t nuk do ndizte kurrë duke u sajuar vetëm në burimet serbe e ruse. Ai pati sukses për shkak të kontributit gjerman në të. Respektivisht për shkak BND-së, e cila organizatë shërbimi njihet si ndër më agresivet ndaj pavarësisë së Kosovës dhe me më së shumti burime vendore (shqiptare) për tezat e saja. Kjo shihet si dielli në dy rrafshe analizash: 1. Kontributi gjerman brenda raporteve të NATO-s dhe Instituteve të ndryshme që ngarkojnë shtetet për analiza dhe 2. Në krahasimin e analizave dhe raporteve të këtij shërbimi mbi Serbinë, Izraelin, Palestinën dhe Kosovën (1999 – 2020). Gjersa në Kosovë dhe Izrael shtrihet korrupsioni si kanceri; keqpërdorimi i holokaustit kundër Gjermanisë është kryemantra diplomatike; tregtia me organe humane është më e madhe se prerja e deleve për bajram; prodhimi i drogës zhvillohet si në Kolumbi; mafia politike e përdhunon manastireve serbe e të ngjashme, raportet për Serbinë dhe Palestinën janë të karakterit progresiv, pra këndej ecet para, s’ka dhunë, as kriminalitet por viktima që ose nuk i lënë tjerët se u kërkojnë llogari për të bëmat e të parëve të tyre ose se BE e tjerët nuk ndihmojnë si duhet.
 
Nga këto raporte ndërtojnë kryesisht qëndrimet qeveritë përkatëse. Sinteza e këtyre raporteve është materiali mbi të cilin këshilltarët e Merkel i sugjerojnë asaj pastaj politikën, simbolikën dhe aksionet në raport me tjerët. Merkel nuk ka ardhur kurrë në Kosovë (ose vetëm atëherë kur s’ka pas ku ik) sepse parasysh i ka pasur portretet e llojit. Ajo nuk natyrisht nuk tregon arsyen kryesore pse sheh tek Serbia viktimën e njëjtë si shtetin e saj dhe përpiqet ta ruajë balancën ndërmjet raportit me SHBA-të (njohja e Kosovës) dhe interesave të veta. Këtë nuk e lexuan dhe s’dinë ta lexojnë primatët shqiptarë. Si Edi Rama për shembull.
 
5 Rama dhe zhgënjimi me BE – Ju kujtohen skenat e Ramës – sapo erdhi në pushtet – duke ecur krahas me Merkel-in korridoreve të kryeministrisë gjermane? Jo mediat shqiptare, por ato evropiane flisnin për Ramën si shpresën e BE-së për të kyçur Ballkanin aty? Çka ndodhi pastaj? Pse shpresa e BE-së u kthye në mega-të-zhgënjyerin nga BE? Sepse primati shqiptar kuptoi se cili shtet është i përzgjedhuri i Merkel-it? Arsyen nuk do ta ketë kuptuar me siguri. Prandaj edhe bëri gabimin duke ndjekur politikën: «Nëse Vuçiç është i zgjedhuri, atëherë bëhem me të dhe zhvati si ai. E BE, kulturosfera le të shkojnë në …»! Nga kjo mendësi rezultoi edhe bashkimi i tij fanatik idesë paraprakisht të abortuar «Open Balkan».
 
Gjermanët zgjodhën për tri arsye analitike Serbinë si lidere: 1. E dinë se përderisa Gjermanisë iu deshën 50 vjet të çlirohet (dhe ende s’mundet, por tenton) nga hipoteka e gjenocidit ndaj hebrenjve Serbisë nuk do t’i mjaftojnë as 100 vite edhe po nisi denazifikimin e llojit të vetë që dje 2. Edi Rama atëkohë kishte autoritetin e primatit të kulturosferës dhe me atë fuqi do ta ashpërsonte situatën edhe më shumë për Serbinë e pa-aleatë në rajon, kështu duke pamundësuar paqen dhe 3. Nga barazimi i krimit serb me atë shqiptar do të përfitonte kauza e shpengëzimit të saj nga hipoteka e holokaustit; edhe viktimave duhet bërë gjyqin ngase të pafajshëm në këtë botë s’ka.
 
Rama doli i trashë ta kuptojë këtë politikë se përndryshe nuk do të bëhej instrument i fashizmit brendashqiptar që ka siglën në ballë «Open Balkans».
 
6 Tri K-të (Kulturosfera, Kosova dhe Kurti) – nuk janë kundër tij si person, por edhe këto gjenerojnë fashizëm si ai, ngase masat nuk i shpjegon kush se gjitha qeveritë shqiptare të kenë rënë në kurth të një loje që bëhet nga një shtet tjetër për interesa të veta. Këta duhej që të shikojnë më shumë nga aleatët tjerë, të cilët me aversion e shikojnë këtë përpjekje gjermane, por pasi shumica (BE) ushqehet nga kjo «superfuqi» ua ka «zënë dërrasa hundët» dhe heshtin. Nuk hesht vetëm Britania e Madhe, por ajo iku nga klubi si ashtu ashtu. Qeveritë shqiptare duhej të ndërtonin metalojën, që fuste në instrumentalizim edhe të politikës gjermane në favor të kuturosferës. Je se janë më të fortë, porse (yjet janë në anën e tyre, argumentet) do të kishin më tepër sukses se tash.
 
Këta që në fillim duhej ta pyesnin veten për disa gjëra: çka është procesi i Berlinit (depolitizimi i ekonomisë në favor të avullimit të kontesteve politike historike) dhe çka «Open Balkan» pa shqiptarët (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri)? U bë Kosova shtet i pavarur për arsye ekonomike? Kontestohet ajo për shkak të burimeve të mëdha të naftës? Po Shqipëria ç’ka që historikisht duan të dalin aty?
 
Çka mbetet aty pra pa shqiptarët?
 
Pse shtetet perëndimore dhe BE thonë nuk jemi kundër aleancave ballkanike, por ato nuk e zëvendësojnë BE-në? Pse nuk thonë «Open Ballkan» është një nga hapat e paraparë sipas procesit të Berlinit? Sepse Gjermanisë i duhet Serbia dhe ky është mekanizmi i vetëm ku mund ta mbajnë të strehuar Serbinë e vendosur në drejtim të Rusisë dhe Kinës dhe kundër NATO-s, mirëpo njëkohësisht nuk munden të jenë kundër nismave bi- e trilaterale ndërmjet fqinjëve. Ndërkaq Gjermania vetë e konsideron si plus që lidere aty është e përzgjedhura e saj.
 
7 Çka tash? – Edi Rama, Albin Kurti dhe primatët tjerë të kulturosferës duhet të ulen bashkë dhe të evitojnë thellimin e fashizmit ndërshqiptar që ka marrë flakë. Më shumë as që pret kush prej tyre. Ata sërish do instrumentalizohen nga çdonjëri që do t’u ofrojë ca kilometra asfalt. E si duket as aparate e njerëz kompetent për analiza s’kanë (e si kur që të dy veprojnë si krematoriume elitash pas përdorimit të tyre). Përndryshe do ta kishin demaskuar këtë problem dhe do t’i kishin ofruar modele tjera Gjermanisë që ajo mos ta projeksionojë veten tek Serbia duke humbur autoritet edhe vetë tek shumica e popujve të Ballkanit. Do t’i ndihmonin vetes dhe miqve gjermanë. Diplomaci shtetërore donë të thotë të lexosh kauzat e tjerëve drejtë dhe të riprodhosh ato brenda tuave për qëllime të shtetit tënd. Apropo debatit rreth këtij raporti: Valon A. Syla doli historiani më kompetent sa u përket raporteve shqiptaro-gjermane. Respekt./Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave