Kjo grevë shpërfaqi paradokset e kryeministrit
Kjo grevë shpërfaqi paradokset e kryeministrit 06.10.2022 | 15:19
Nga Ekonomia Online
 
E kanë thënë edhe të tjerë, se sikur greva në arsim dhe ajo që pasoi me ndalimin e pagave për grevistët, të kishte ndodhur në cilëndo qeveri të “regjimit e vjetër” do të kumbonte salla e Kuvendit nga fjalimet e Albin Kurtit në mbrojtje të tyre.
 
Kërkesat e kësaj trupe nuk do të quheshin irracionale, absurde dhe të padrejta. Përkundrazi, legjitime.
 
Këtë madje e dëshmojnë edhe statuset edhe prononcimet e tij në të kaluarën, kur sindikatat kishin organizuar greva.
 
Kurse ai nen mbi ligjin e pagave që tash ekzekutivi po e përdor si mjet për ta justifikuar persekutimin e grevistëve, do të konsiderohej si shprehje e superstrukturave politike të atij regjimi, që është miratuar më qëllim që t’i mbrojë interesat e ngushta të atyre që sundojnë mbi këtë shoqëri, e jo të drejtën.
 
E tillë dinë të jetë ironia e historisë. Pikërisht atë normë ligjore të miratuar nga “regjimi i vjetër” që dikur Albin Kurti do ta satanizonte si nen të eksploatimit, sot e përdor si mjet për ta mbrojtur pushtetin e tij në raport me grevistët.
 
Të gjitha këto kundërthënie tregojnë qartë se kryeministri i vendit në vazhdimësi ka qenë në kundërshtim me vetveten dhe jo me “regjimin e vjetër”.
 
Kurse kundërshtimet me vetveten lindin kur i instrumentalizon parimet dhe kauzat.
 
I përdor ato vetëm sipas interesave partikulare dhe momentale. E siç dihet, që nga koha e Sokratit të qenit në kundërshtim me vetveten përbën thelbin e qëndrimeve jo etike.
 
Kjo ishte arsyeja e konfliktit të tij me Sofistët. Sepse këta të fundit e konsideronin të dobishme çdo gjë që ju shërben interesave të çastit.
 
Kështu, kjo grevë, më shumë se asgjë tjetër na tregoi për këto paradokse të kryeministrit.
 
Për pajtimin e tij dhe pranimin e plotë të “regjimit të vjetër”, përkundër propagandës politike se është kundër atij pushteti, me qëllim që t’i luftojë ata që dikur nominalisht e shpallte vetën si mbrojtës së tyre.
 
Thjesht dikur i konsideronte të drejta kërkesat e sindikatave, sepse në këtë mënyrë mëtonte ta luftonte pushtetin e eksponentëve të “regjimit të vjetër”, kurse sot i përdor ato nene dhe ligje të atij “regjimi” për t’i persekutuar dhe ndëshkuar sindikalistët me qëllim që ta dobësojë çdo strukturë kolektive që mund të jetë sfiduese për pushtetin e tij.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave