Kryeministër, pse ua mbyte motivin e jetës rinisë e cila të besoj?
Kryeministër, pse ua mbyte motivin e jetës rinisë e cila të besoj? 04.08.2022 | 15:38
Nga Selim Marevci
 
Me dekada ndjelli helm e vrer të rinia, që i nxiti në linçime ndaj të tjerëve që nuk mendonin ashtu, deri te prishja edhe brenda familjes. Sot i njëjti, Z. Kurti, po ua mbyt edhe shpresën e fundit, të njëjtëve që e votuan mbi 50 përqind. “Njeriu vdes atëherë kur shpresa i mbytet’’ kjo thënie, për fat të keq, zë vend jashtëzakonisht shumë në Kosovën e tanishme. Jo se në qeverisjet e tjera nuk ka pasur vend për t’u zhgënjyer, por, ama, zhgënjimi ka kaluar çdo limit me qeverinë e tanishme.
 
Ngjyrat e errëta fiktive u shtuan aq shumë në sytë e qytetarëve të vendit, saqë shpresa dhe motivi për të jetuar në Kosovë fare nuk ekziston më. Nuk mund ta gjesh një të ri tek i cili do të hasësh në motivin e tij për të jetuar në Kosovë, pavarësisht shumë të mirave të pasluftës (liria, infrastruktura ligjore, infrastruktura rrugore, krijimi i institucioneve të munguara prej kohësh, etj.).
 
“Emira nuk ekziston në këtë vend, e keni shkatërruar në themel, hajna, vrasës, pronto mafia, nuk bëhet më vendi, çdo gjë e kriminalizuar, shtet i kapur’’ e shumë e shumë propaganda të llojit më të ulët të mundur i kanë shpërndarë LVV prej mbas lufte e këndej pa e menduar se, për mos të thënë gënjeshtra, ekzagjerime të tilla një ditë mund të bëhen kancer për shtetin dhe shoqërinë, duke mos mundur që të rikuperohen për kohë të gjatë. Pas gjithë këtyre propagandave tejet të ulëta e të pavërteta kokat e të rinjve janë mbushur me helm, i cili helm u shndërrua në vrasës të motivit për të jetuar e punuar në vendin tonë të dashur.
 
Shumë njerëz, jo vetëm që kanë ikur nga vendi, duke lënë më të dashurit e tyre, por kanë ikur dhe duke i shkëputur kontratat e vendeve të punës së tyre dhe e tërë kjo për shkak të gënjeshtrave e propagandës së ulët të cilën e ka propaganduar LVV. Pra, deri në këtë masë kanë ndikuar negativisht propagandat fiktive apo thënë më troç gënjeshtrat e ulëta të anëtarëve të LVV-së, saqë Kosovën e kanë paraqitur si vend në të cilin jeta ka marrë fund.
 
Thënë thjesht, Kosovën e kanë shpallur të vdekur, pavarësisht gjallërisë e të mirave të krijuara me mundë, sakrificë, djersë e gjak. Është e kuptueshme deri diku që, partitë politike të kundërshtojnë njëra-tjetrën për interesa të tyre politike e partiake, mirëpo asnjëherë nuk kisha menduar se një subjekt politik shkon deri aty, saqë për interesa të ulëta partiake, klanore, e personale të liderit të atij subjekti të mbytë dhe motivin e jetës së qytetarëve për të jetuar e punuar në vendin e tyre.
 
Kryeministër i vendit tim, është turp të trumbetosh për gjëra e çështje të ndryshme sa ke qenë në opozitë, ndërsa qytetarët të mos shohin arrestime e burgosje të ‘Peshqve të Mëdhenj’’, siç të pëlqente të propagandoje si opozitarë, derisa i ke të gjitha ministritë dhe institucionet e vendit si pozitë. Lëri gënjeshtrat e propagandën, Kryeministër, e fillo të punosh për mirëqenien në vend, sepse Kosova do të mbetet shkretë, do të zbrazet nga të rinjtë, duke u pleqëruar për qejfin e armiqve dhe kjo jo për tjetër gjë, por për shkak të mbytjes së shpresës dhe motivit për të jetuar e punuar në Kosovë. Ndalo së ushqyeri dëshirën e largimit nga Kosova, Kryeministër, e fillo duke i dhënë përparësi punës në vend të fjalëve të lyera me gënjeshtër, sepse kësisoj siç është duke shkuar, në vend se të vizitojmë mjekun në rast të sëmundjeve do ta vizitojmë fallxhorin (Burdushin), ngase do të shkretohemi nga mungesa e mjekëve. Kosova ka rrezik të mbetet pa mjekun e mirë, pa juristin e mirë, pa bujkun e mirë, pa ndërtuesin e mirë.
 
Në Kosovë ka të ngjarë të mbesim pa trurin e ditur, Kryeministër.
 
(Autori është politolog)./Gazeta Metro
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave