LDK-ja nuk kishte nevojë për PDK-në në Prishtinë!
LDK-ja nuk kishte nevojë për PDK-në në Prishtinë! 05.05.2026 | 02:42
Nga: Xhevdet Mazrekaj
 
LDK-ja nuk kishte nevojë për PDK-në në Prishtinë. Pikërisht kjo e bën koalicionin e sotëm shumë më domethënës sesa një marrëveshje të zakonshme komunale. Kur një parti e ka fituar Kryeqytetin dhe megjithatë zgjedh ta fusë PDK-në në qeverisje, sidomos në prag të zgjedhjeve të detyruara parlamentare, atëherë pyetja nuk është më vetëm se kush do të marrë cilin post në Prishtinë. Pyetja është: çfarë po paralajmëron ky rreshtim?
 
Prej ditësh kam shkruar se kriza për zgjedhjen e Presidentit nuk ishte thjesht krizë politike. Ishte drejtim. Ishte skenar. U refuzuan ofertat politike, u refuzua kompromisi, u refuzuan postet, u refuzua edhe e drejta për të propozuar kandidatë. Dhe kur në politikë refuzohet çdo rrugë që çon drejt zgjidhjes, atëherë nuk mund të flasim më për rastësi. Atëherë duhet të shohim se kush përfiton nga bllokada dhe kush po përgatitet për zgjedhjet që vijnë.
 
Koalicioni LDK–PDK në Prishtinë, është pjesë e këtij mozaiku. Nuk duket vetëm si marrëveshje për menaxhimin e Kryeqytetit, por si sinjal politik për zgjedhjet e qershorit. Ata që dje mohonin koordinimin, sot po e konfirmojnë me veprime. Ata që dje thoshin se nuk janë bashkë, sot po dalin bashkë në qytetin më të rëndësishëm të Kosovës.
 
Në këtë rreshtim duhet parë edhe pozicioni i Vjosa Osmanit. Pas zhvillimeve të fundit, ajo nuk duket se ka shumë rrugë politike jashtë kampit opozitar. Mund t’i bashkohet ndonjë partie, mund të krijojë listë të vetën, mund të paraqitet si faktor i pavarur, por kahja politike duket e qartë: kundër qeverisë aktuale dhe në një formë apo tjetër në krah të opozitës.
 
Prandaj, koalicioni i sotëm në Prishtinë nuk duhet lexuar vetëm nga dera e Komunës. Duhet lexuar nga dera e zgjedhjeve të ardhshme. Sepse LDK-ja nuk kishte nevojë të domosdoshme për PDK-në në Kryeqytet. Por skenari kishte nevojë për këtë fotografi, për këtë sinjal dhe për këtë dalje publike të një bashkëpunimi që politikisht ka ekzistuar prej kohësh.
 
Në politikë, e vërteta nuk tregohet gjithmonë me deklarata. Shpesh tregohet me rreshtime. Dhe rreshtimi i sotëm në Prishtinë flet shumë më tepër sesa komunikata zyrtare./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave