Largimi i serbëve – Fundi i një farse të madhe
Largimi i serbëve – Fundi i një farse të madhe 07.11.2022 | 15:48
Shkruan: Blerim Latifi
 
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është fundi i një farse të madhe, me të cilën kemi jetuar tash e sa vite. Fundi i farsës së integrimit të serbëve në Republikën e Kosovës. Me vite kemi mbyllur sytë para faktit se integrimi pa pranim nuk ka kuptim. Nuk mund të integrohesh në një sistem nëse nuk e pranon atë.
 
Serbët u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës jo për t’u integruar në to, por për t’i përdorur ato në funksion të pengimit të fuqizimit të tyre. Dhe ne kemi vazhduar t’i mbyllim sytë para këtij fakti. Bashkë me komunitetin ndërkombëtar, i cili duke qenë i paaftë të imponojë një zgjidhje finale të konfliktit shqiptaro- serb, shpiku formulën konfuze të normalizimit të marrëdhënieve pa njohje.
 
Nga Paqja e Vestfalisë(1648), e cila e vendosi paradigmën e shteteve sovrane, bota reale njeh vetëm një formulë efektive të normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve, formulën e njohjes reciproke. Nuk mund të kesh kurrë marrëdhënie normale me një shtet, i cili nuk të njeh si shtet. Aq më tepër kur ai ka pretendime territoriale mbi ty.
 
Por ne prapë i kemi mbyllur sytë para këtij fakti elementar të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kemi vazhduar me farsën.
 
I kemi ofruar të drejtat maksimale pakicës serbe dhe pastaj jemi habitur se pse ajo përsëri është e pakënaqur. Jemi habitur, sepse i kemi mbyllur sytë para një fakti tjetër kokëfortë: serbët nuk duan të jenë e të jetojnë si një pakicë në shtetin e Kosovës.
 
Si sharlatanë politikë që jemi filluam të besojmë se serbët do të integrohen në shtetin e Kosovës nëse e bëjmë një eksperiment identitar, sajimin e një kombi multietnik kosovar, të dallueshëm nga kombi shqiptar. Kështu mendonim se serbët do të ndiheshin rehat brenda një shteti që kishte hedhur narrativën kombëtariste shqiptare. Serbët filluan të qeshin me ne, me sharlatanizmin tonë kronik, sepse më lehtë e bindë një fanatik religjioz se feja e tij është e rreme, se një serb të Kosovës që të identifikohet si pjestar i kombit kosovar.
 
Kështu, nga farsa në farsë, kemi ardhur në këtë ditë kur iluzionet, sharlatanizmat e vetmashtrimet nuk i bëjnë më ballë daljes në dritë të realitetit./Injsaderi
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave