Rrofsh o Ramë se na shpëtove!
Rrofsh o Ramë se na shpëtove! 29.07.2021 | 00:00
Nga Gjokë Dabaj
 
Lajm i mirë!.. Myzhde!.. Sihariq!.. U krijua marko-Serbia! E firmosi Ed Rama i ynë! E firmosi Zajevi, i tyre dhe i yni! Vuçiqi fërkoi bolet e veta dhe e firmosi edhe ai!
 
Tani s'ka më as Republikë të Kosovës, as Republikë të Maqedonisë Veriore, as Republikë të Shqipërisë!
 
Serbët do të ngrohin shalët në bregdetin tonë, ndërsa ne, po të duam, mund të punojmë në Beograd si fshesaxhinj dhe si mbledhës mbeturinash ushqimore nëpër kazanë.
 
Vilat dhe ndërtesat disakatëshe në bregdetin shqiptar tani do të shiten me çmime më të levërdisshëm: Do t'i blejnë sërbët! Brenda pak viteve, krejt bregdeti ynë do të jetë i sërbëvet! Një UTJEHË dyqind herë më e madhe se ajo midis Tivarit e Ulqinit! Edhe një pjesë të shumëkatshevet të Tiranës do t'i blejnë sërbët!
 
Shqiptarët, tani e tutje, nuk do të kenë hobi as për anglishten, as për gjermanishten. Atyre do t'u mjaftojë gjuha sërbe! Sërbët, që do të vijnë në Tiranë, Durrës, Shëngjin, Velipojë, Shkodër, Vlorë, Sarandë, nuk do të mësojnë asnjë fjalë shqip. Përkundrazi, kamerierët shqiptarë, hotelxhinjtë shqiptarë, taksistët shqiptarë dhe një pjesë jo e pakët vajzavet shqiptare, do ta mësosjnë sërbishten më mirë se vetë sërbët. Dhe kjo do të jetë kënaqësi e madhe!
 
Shqiptarët, tani e tutje nuk do të flasin, as për Esat Toptanin, as për Ahmet Zogun (deri sa u lidh me Italinë), as për Enver Hoxhën (deri në Plenumin e Beratit 1944), as për Sali Berishën.
 
Tani e tutje shqiptarët do të bëjnë hosanna vetëm për Ed Ramën: Rrofsh, o Ed Rama, që na i solle shkiet, të na e mbushin barkun me miell kafshësh!
 
Edi nuk foli për cilësinë e miellit serb, por foli një copë herë për kamionët. Kamionët, shqiptarë edhe sërbë, nuk do të humbasin më në kufi as edhe një minutë. Gjë e mirë kjo. Madje u duk sikur ky Minishengeni shqiptaro-sllav po krijohej vetëm për të mos i vonuar kamionët. Mirëpo, mua më mbeti merak, sepse nuk dëgjova të ketë ndonjë pikë të marrëveshjes, ku policia serbe të jetë e detyruar të mos na i ndalë kamionët as nëpër Sërbi. Sepse, kush e garanton shoferin shqiptar që, mbasi të mos jetë vonuar as 60 sekonda në kufi, nuk do ta ndalë pak më tutje policia serbe dhe ta mbajë atje gjysmë ore ose një orë?!
 
Rrofsh, o Ed Rama, që na i çlirove kamionët nga pritjet e gjata në kufi!
 
Po tjetër, ç'parashikon marrëveshja?!
 
Ah, po! Parashikon që, në rast tërmetesh, gërmadhëpastruesit e Serbisë të mund të vijnë ala minut aty ku ka rënë tërmeti. M'u kënaq shpirti kur e dëgjova që, po m'u shemb shtëpia nga një tërmet, që mund të bjerë në të ardhshmen, do të jenë ekipet shpëtues sërbë, ata që do të vijnë të më nxjerrin nga gërmadhat! I lumi unë!
 
Mirëpo, m'u kujtuan në atë çast qindra objekte, uzina, fabrika, punishte, magazina, shtylla tensioni të lartë, që na u shkatërruan mbas vitit 1990 dhe nuk erdhi askush nga Sërbia të na e shpëtonte nga shkatërrimi atë pasuri. Epo, s'e kishim atëherë Mini-Shengenin! Po dua të them: S'e kishim atëherë këtë Makro-Sërbi që e krijuam sot!
 
S'kanë faj sërbët. E kemi ne fajin, që nuk e kishim prurë Sërbinë me kohë, të na e mbushte mendjen që të mos i prishnim, as industrinë, as bujqësinë, as ushtrinë.
Meqë po bie fjala te ushtria, s'e dëgjova dhe s'po di: A pat ndonjë pikë të marrëveshjes, që forcat e NATO-s t'i zëvendësojë, këtu në Republikën e Shqipërisë, ushtria sërbe?! Apo do të bëhet më vonë kjo punë, mbasi edhe Sërbia të jetë anëtare e Paktit NATO, kundër Rusisë! Në të këtillë raste, kur hartohen të këtilla marrëveshje afatgjata, mund edhe të harrohet ndonjë vogëlsirë, si kjo puna e NATO-s. Gjithsesi, shqiptarëvet s'ka si të mos u këndojë zemra në këso ditësh të lumtura:
 
Rrofsh, o Ramë, se na shpëtove,
 
gjithë shqiptarët i gëzove,
 
Esat Pashës ia kalove!/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave