Spektaklet dhe propagandën di t’i bëjë ma së miri ky kryeministër
Spektaklet dhe propagandën di t’i bëjë ma së miri ky kryeministër 13.10.2022 | 16:20
Kryeministër që lavdërohet për “progres ekonomik” dhe që në çdo paraqitje publike flet për rezultate të mëdha, arritje të jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate, vepra të mëdha dhe të vërteta s’ka.
 
Ai fshihet prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike.
 
Kjo mendësi politike është e njohur: spektaklet dhe propagandën di t’i bëjë ma së miri.Pra, krekosjet janë kulturë e mjerë politike e atyre që justifikohen për punët që s’ i kanë bërë ose që s’ dinë t’i bëjnë.
 
S’ka vend në Europë ku kryeministrat lavdërohen sa në vendin tonë, kurse e vërteta është se ne jemi më keq se kudo në kontinent dhe gjasat për këndellje as që duken në horizont.
 
Vlerat politike të një klase politike lidhen me punët e vërteta që ata bëjnë në kohën reale kur ushtrojnë pushtet dhe jo me dokrra e të kaluara, çfarëdo qofshin ato.
 
Udhëheqësit që bëjnë punë të vërteta dhe që janë të vërtetë, nuk bëjnë ekskursione politike në histori dhe as nuk krekosen për të kaluarën, as për punët e përditshme, sepse ata e dinë se punët e vërteta e çajnë çdo errësirë informacioni dhe propagande.
 
Si duket mendësia virtuale është rrënjosë aq shumë në mendësinë e qeverisë sonë dhe ata vlerat politike dhe punët e vërteta i matin me like në rrjetet sociale.
 
Kjo logjikë i eksiton turmat dhe tufën e militantëve, të cilat si zakonisht në histori, të dielën të presin me lule e të premten të gjuajnë me gurë, por vendit i sjell mjerim.
 
E vërteta është se Kosova sot ka qeverinë më të izoluar në kontinent dhe kjo është skajshmërisht e rrezikshme.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave