Suedia fituese e Eurovisionit për vitin 2023
Suedia fituese e Eurovisionit për vitin 2023 13.05.2023 | 00:00
Pas përfundimit të numrimit të votave, Suedia është shpallur fituese e Eurovisionit për vitin 2023.
 
Këngëtarja Loreen me këngën "Tattoo" rrëmbyen vendin e parë duke marrë pikët maksimale 583 pikë nga të gjithë këngët konkuruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke pasur një diferencë të madhe pikësh, e pasuar nga Finlanda me 526, Izrali 363 etj.
 
Shqipëria arriti të mbledh 76 vota.
 
Përfundoi votimi për të zgjedhur fituesin e Eurovisionit
 
(E plotësuar) ka përfunduar votimi për të zgjedhur fituesin e Eurovisionit. Pas pas votave të jurisë shpallet fituesi. Tani janë duke u mbledhur pikët e jurisë ngs të gjitha vendet pjesmarrëse në Eurovizion.
 
Filloi votimi për të zgjedhur fituesin e Eurovisionit
 
(E plotësuar) Në Liverpool të Anglisë ka përfunduar paraqitja e 26 këngëve në Eurovision. Po ashtu ka filluar edhe votimi zyrtar dhe këtë herë mund të votohet edhe nga Kosova, duke përdorur kartelat ndërkombëtare.
 
Paraqitje e shkëlqyer e Albina Kelmendit në Eurovizion
 
(E plotësuar, ora 22:10)Këngëtarja Albina Kelmendi ka pasur paraqitje të shkëlqyer në finalen e Erovizionit që po mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
 
Ajo ishte e 10-ta me radhë dhe bashkë me familjen e saj kanë performuar këngën "Duje'.
 
Motivet shqiptare në veshje dhe ngjyrat kuqezi “pushtuan” skenën e Eurovizionit 2023 në Liverpool Arena, ndërsa vokali mahnitës i Albinës drithëroi publikun në sallë dhe jo vetëm.
 
LIVE në RTK finalja e Eurovizionit
 
Ka nisur finalja e madhe e Eurovizionit që këtë vit mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Kjo në emër të Ukrainës e cila për shkak të agresionit rus, e kishte të pamundur ta organizonte, meqë vitin e  kaluar kishte fituar vendin e parë në këtë garë të muzikës.
 
Përfaqësuesja e Shqipërisë do të këndojë e 10 në radhë, ndërsa pritshmëritë janë të larta, pas performancës të mrekullueshme në natën e dytë gjysmëfinale.
 
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, e cila bashkë me familjen e saj sonte përfaqësojnë Shqipërinë në finalen e Eurosong-ut, përmes RTK-së i fton të gjithë shqiptarët që ta votojnë këngën e tyre “Duje”.
 
“Përshëndetje për Radiotelevizionin e Kosovës, i cili e transmeton Eurovizionin drejtpërdrejt për të gjithë juve që dëshironi ta ndiqni. Nuk kemi dyshim që edhe sonte do të jeni të gjithë shqipet së bashku. Mos harroni ta votoni numrin 10. Urojmë t’ju bëjmë krenarë, siç ju kemi bërë deri më tani. Faleminderit për mbështetjen”, ka thënë Albina Kelmendi për RTK, pak orë para finales së madhe.
  
Albina dhe Familja Kelmendi, me këngën e tyre “Duje”, të shtunën mbrëma do të paraqiten në finalen e Eurosong-ut, në Liverpool të Anglisë.
 
Radiotelevizioni i Kosovës transmeton drejtpërdrejtë këtë ngjarje kulturore, nga 21:00, në #RTK1, #RadioKosova1, si dhe në faqen rtklive.com, por vetëm për territorin e Kosovës.
 
Në këtë link mund të votoni https://www.esc.vote/
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave