Krahët e Boeing 737 mbulohen me veprën e artistit kosovar, Petrit Halilaj
Krahët e Boeing 737 mbulohen me veprën e artistit kosovar, Petrit Halilaj 06.12.2023 | 03:33
Me mbishkrimin “Nga Runiku me dashni”, artisti nga Kosova, Petrit Halilaj, ka mbuluar krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737, me pikturime të pulave të fshatit të tij.
 
Fotot i ka ndarë kryeministri Albin Kurti në rrjetin e tij social Instagram.
 
“Nga Runiku me dashni!
 
Krahët e aeroplanit Boeing 737 të kompanisë ajrore Aeromexico u mbuluan me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj. Aeroplani fluturoi mbi Meksikën, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke i dhënë krahë veprë së Halilajt. Me mbishkrimin "Nga Runiku me dashni!" pulat e fshatit të Runikut, Komuna e Skenderajt, fshatit të artistit, të cilat i trajton shpesh në veprën e tij, fluturuan të lira në tre shtete e dy kontinente, sfiduan ligjet e natyrës, rrethanat politike e pengesat geografike. Kjo vepër e Petritit është pjesë e ekspozitës së tij "Runik"' në Ameriken Latine, në Muzeun Tamayo te Meksikes, që mbetet e hapur deri më 7 prill 2024” ka shkruar Kurti.