135 vjet nga botimi i kryeveprës së Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi”
135 vjet nga botimi i kryeveprës së Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi” 11.05.2021 | 00:00
“Bagëti e Bujqësi” është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri e cila është botuar për herë të parë në Bukuresht më 1886 në të përkohshmen “Drita”.
 
E mbajtur si kryevepra e Naimit, në këtë poemë baritore, barinj dhe katundarë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak. I përmalluar pas fshatit ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.
 
“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”, janë disa ngavargjet e poemës.
 
Kjo kryevepër, u ribotua më 2001 nga shtëpia botuese “Dituria” në vëllimin me titullin “Bagëti e bujqësia, Lulet e verës, Vjersha të tjera”. / KultPlus
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave