Në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" hapet ekspozita për familjen Jashari
Në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" hapet ekspozita për familjen Jashari 07.03.2021 | 12:00
Është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Familja Jashari – në dritën e betejës për liri”.
 
Në këtë ekspozitë janë ekspozuara dhjetëra artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës për ngjarjet e ndodhura në fshatin Prekaz gjatë marsit të vitit 1998.
 
Gazetat dhe revistat e ekspozuara janë pjesë e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare.
Fotografitë e ekspozuara tregojnë krimet e policisë serbe në Prekaz dhe sulmin mbi Familjen Jashari.
 
Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të betejës së Familjes Jashari kundër policisë e forcave serbe.Tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, zgjati sulmi i forcave policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz.
 
Në këtë betejë, përveç Adem dhe Hamëz Jashari janë vrarë edhe 55 anëtarë të Familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave