Rrugëtimi i Panairit të librit, Prishtina 2022
Rrugëtimi i Panairit të librit, Prishtina 2022 11.06.2022 | 12:00
“Djegia e librit është krim, por shpërfillja e librit krim edhe më i madh. Kur vlerën e librit e shpërfill një person pëson kultura e tij, ndërsa kur këtë e bën një shoqëri vihet në pyetje ardhmëria e saj”, kështu tha shkrimtari Agim Vinca në fjalimin hapës të Panairit të Librit 2022. Por sa ishte në të vërtet interesimi i lexuesve në këtë vit, a ishte çmimi i përballueshëm për xhepat e qytetarëve dhe a pati risi në këtë panair, flasin shtëpitë botuese e vetë lexuesit.
 
Diana Çuli, një ditë para mbylljes së Panairit, u shpërblye me çmimin përkthyesja më e mirë në panair me përkthimin e romanit “Diaboliket”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”.
 
“Diaboliket”, për çudinë e botuesve, edhe pse për herë të parë i përkthyer në shqip (erdhi në Prishtinë ende pa qarkulluar në libraritë e Tiranës) po cilësohet si libri më i shitur në Panair, nga shtëpia botuese “Pegi”.
 
Aida Baro nga kjo shtëpi botuese, thotë se interesimi i lexuesve nuk është i njëjtë me të viteve të kaluara dhe kjo madje është e verejtshme, dhe sipas saj mbase kjo po ndodh si pasoj e krizës së fundit ekonomike në Shqipëri e Kosovë.
 
“Që nga 2014-ta jam pjesë e Panairit të Librit në Prishtinë, kam qenë vetë prezentë e në fakt vërej një ndryshim shumë të madh në frekuentim krahasuar me vitet e tjera dhe kjo jo për mirë, ka pasur me pak njerëz më pak frekuentim. Të rinjtë janë më të interesuar në gjuhën angleze së sa në atë shqip fatkeqësisht. Po e len pas dore gjuhën shqipe dhe kjo s’është aspak gjë e mirë”.
 
Sipas saj viteve të kaluara ka pasur më shumë të interesuar për Panair:
 
“Sivjet shohim që ka një lloj zbehje dhe kjo ndoshta për shkak të krizës. Tek botimet tona çmimet kanë qenë të njëjta pothuajse si viteve tjera sepse duam të ruajmë të njëjtin nivel çmimesh, gjithmonë i kemi ofruar me 20% zbritje. Ne jemi munduar që ta ruajmë lexuesin gjithmonë me mënyrën tonë autentike të botimeve dhe nuk i kemi zhgënjyer. Libri më i shitur deri tani është ‘Diaboliket’ me përkthyes Diana Çuli, shkrimtari Enkel Demi me librin ‘Flama’. Po ashtu ka një varg titujsh për fëmijë”.
 
Lexuesi i librave, e qytetari besnik i panairit E. B., thotë të kundërtën e asaj që shtëpitë botuese mendojnë për mungesën e interesimit të qytetarëve, sipas tij librat kishin çmime të volitshme e të përballueshme dhe lloj-llojshmëria e titujve nuk ka munguar:
 
“Nisur nga fakti që Panairi i Librit na ka munguar për dy vjet, si shkak pra i mbylljes që kishim, hapja e sivjetme na gëzoi. Sidomos për libradashësit, që presin një organizim të tillë vjetor për t’i blerë, e sadopak të kenë tituj të rinj në rafte për t’i lexuar. Sipas meje, çmimet e librave, për dallim nga panairet e kaluara, sivjet janë më të volitshme. Ka një numër të madh të shtëpive botuese që i kanë ulur çmimet, gjë që blerësit ia mundëson të zgjedhë më shumë. Ka larmi të ndryshme, shtëpitë botuese kanë ofruar tituj të begatë.”
 
Në mesin e shtëpive botuese të Panairit që solli një kolanë të vecantë risi në Panair dhe disa përkthime të reja është edhe shtëpia botuese “Dukagjini”.
 
Fatjon Zekaj, redaktor gjuhësor i botimeve në shtëpinë botuese “Dukagjini” thotë së Panairi pati mjaftë lexues ndoshta për shkak të pauzës dy vjecare:
 
“Natyrisht, për shkak edhe të mos mbajtjës së panairit në dy vitet e fundit si rezultat i pandemisë ka një interesim të theksuar, ku pati edhe një vlug njerëzish në ditën e parë, që interesohen për botimet kryesisht të reja nga botuesit shqiptarë për Panairin e 22-të të Librit”.
 
Sipas Zekajt, “Dukagjini” u përkujdes në mënyrë të vecantë që të gjithë lexuesit të jenë të kënaqur duke filluar nga fëmijët e tek të rriturit dhe për këtë kjo shtëpi nxori në dritë tituj të ri nga kolana “Anima”, dy libra të përkthyer të Herman Hesse dhe po ashtu botimet “Lekë.
 
Kryesisht panairi në njëfarë forme edhe e nxit punën e botuesit për një parapërgatitje dhe prezantim të denjë para lexuesit. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka vazhduar me botimet e përkthimeve të veprave letrare në prozë në gjuhën shqipe, në kolanën “Anima”, ku tashmë janë realizuar 8 sosh. 4 titujt e rinj janë “Maitreji”, i Mircea Eliades, “Shtrëngimi i vidhës” nga Henry James, “Shënimet e një të vdekuri” nga Bullgakov dhe “Varfanjaku i Zotit” nga Nikos Kazanxaqis. Kjo kolanë ka për qëllim t’i kontribuojë lexuesit shqiptar në njohjen e veprave të shumë autorëve eminentë në letërsi. E rëndësishme është që në këtë panair “Dukagjini” do të fillojë me serinë e përkthimeve të gjashtëmbëdhjetë veprave të autorit nobelist gjerman Hermann Hesse, me dy vepra për panairin e 22-të: “Ujku i stepës” dhe me veprën e parë të Hesses “Peter Camenzind”, për të cilin po tregohet një interesim i jashtëzakonshëm në këtë Panair. Po ashtu, botimet Lekë, imprint i shtëpisë botuese “Dukagjini”, sjellin në shqip përkthime fundamentale nga parapsikologjia, si dhe dy botime të autorit shqiptar Shpëtim Selmani: “Libërth i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”.
 
Ky imprint plotëson në njëfarë mënyre qëllimin e “Dukagjinit” për përfshirjen e tipave të ndryshëm të lexuesve. Po ashtu, një kontribut i jashtëzakonshëm jepet edhe në letërsinë për fëmijë, për të cilën po ashtu ka interesim në vendin tonë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka të botuar serinë e lektyrave për klasën e parë dhe të dytë (nga 5 për secilën), ku përfshihen përkthime të autorëve të huaj, si dhe atyre shqiptarë. Po ashtu, fëmijët mund t’i gjejnë edhe 6 libra të fantazistit italian Xhani Rodari.
 
Një numër i madh i shtëpive botuese u bënë pjesë e ngjarjes më të madhe të librit në vend. Shumica prej të cilave sollën 20% zbritje në titujt e tyre, duke përfshirë këtu “Artini-Toena”, “Buzuku”, “Pegi”, “Dukagjini”, “Toena”, “Onufri” etj.
 
Një numër i madh librash u promovuan gjatë këtyre ditëve të panairit, me shkrimtaret prezent për t’i nënshkruar.
 
Në ndërkohë kujtojmë së në hapjen e panairit ishin të pranishëm përgjegjës institucionesh e shkrimtarë. Ministri i Kulturës kishte përmendur që libri meriton më shumë kujdes institucional, kjo mbetet të shihet nëse po flasim për ambient tjetër të organizimit të panairit apo për mbështetje të cfarëdoshme.
 
Panairi i sivjetmë u hapë të martën më 7 qershor dhe do të mbyllet të dielën m ë datë 12 qershor. /Gazeta Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave