‘Unë jam një refugjate’: Rita Orës i vendoset pllakatë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër
‘Unë jam një refugjate’: Rita Orës i vendoset pllakatë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër 30.10.2021 | 10:09
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.
 
Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.
 
Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.
 
 
Rita e cila sot është 30 vjeçe ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele.
 
Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakatës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.
 
Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.
 
Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si panliste në spektaklin “The masked Singer”.
 
Ora shquhet si një nga muzikantet më të njohura në botë, e cila numëron plot 13 këngë nga karriera e saj që kanë arritur të jenë gjithmonë në top 10 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – çka është një rekord i një artisteje femër britanike. /Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave