Ikballi që u shit nga babai: 12 vjeçari që luftoi për të drejtat e fëmijëve dhe u vra akoma pa u rritur
Ikballi që u shit nga babai: 12 vjeçari që luftoi për të drejtat e fëmijëve dhe u vra akoma pa u rritur 18.04.2021 | 00:00
Ikbal Masih nga Pakistani nuk qe si shumica e fëmijëve nëpër botë, po as rasti i vetëm. Ai që fëmijë u detyrua të punojë punë të rënda për të siguruar mbijetesën e më vonë, për shkak të një borgji familjar babai i tij e shiti tek një pronar fabrike, për t’i kryer punë fizike atij, shkruan Gazeta Metro.
 
Ikbali, qysh në moshën 4-vjeçare punonte. Ashtu si ai, shumë fëmijë të tjerë pakistanezë, bëheshin skllevër të një pagese famëkeqe: vetëm një rupi, domethënë disa cent.
 
Një ditë, Ikbali, së bashku me fëmijët e tjerë, arritën të arratiseshin nga fabrika. Donin të demonstronin me sindakatat kundër shfrytëzimit dhe skllavërisë të fëmijëve në punë. Pas rikthimit në fabrikë, e rrahën në mënyrë barbare, por Ikbali nuk pranoi të vazhdonte punën. Ishte vetëm 9 vjeç. Më pas ai dhe familja e tij, u detyruan të largoheshin nga fshati, por Ikbali filloi të studionte, të tregonte historinë e tij nëpër botë, të luftonte për të drejtat e fëmijëve.
 
Ai filloi të vizitonte vendet e tjera, duke përfshirë Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara për të ndarë historinë e tij, duke inkurajuar të tjerët të bashkohen në luftën për të zhdukur skllavërinë e fëmijëve.
 
Në vitin 1994 ai mori Çmimin e të Drejtave të Njeriut Reebok në Boston dhe në fjalimin e tij të pranimit ai tha:
 
“Unë jam një nga ata miliona fëmijë që vuajnë në Pakistan përmes punës së lidhur dhe punës së fëmijëve, por unë jam me fat që për shkak të përpjekjeve nga Fondi i Lidhur i Çlirimit të Punës (BLLF), unë jam në liri dhe jam duke qëndruar para jush këtu. Pas lirisë sime, unë u bashkova me shkollën BLLF dhe po studioj në atë shkollë tani. Për ne fëmijët skllevër, Ehsan Ullah Khan dhe BLLF kanë bërë të njëjtën punë që Abraham Lincoln bëri për skllevërit e Amerikës. Sot, ju jeni të lirë dhe unë jam gjithashtu i lirë.”
 
U bë simboli i luftës kundër shfrytëzimit të fëmijëve. Deri më 16 prill 1995, kur e qëlluan me armë në rrethana të paqarta. Kur vdiq ishte 12 vjeç./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave