Kjo foshnje e cila u shpëtua nga ushtari amerikan në aeroportin e Kabulit, jeton tani me familjen e saj në Arizona
Kjo foshnje e cila u shpëtua nga ushtari amerikan në aeroportin e Kabulit, jeton tani me familjen e saj në Arizona 02.10.2021 | 11:19
Foshnja e cila iu dorëzua një ushtari amerikan përmes gardhit me gjemba në aeroportin e Kabulit është ribashkuar me familjen e saj dhe tani po jeton në Arizona, bazuar në raportimet e medieve lokale.
 
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia dhe pamjet e kësaj foshnje në Afganistan kanë bërë xhiron rreth e rreth botës.
 
Babai i saj, Hammed, i cili u identifikua vetëm me emrin e tij të parë për arsye sigurie, ishte brenda perimetrit Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, bashkë me gruan dhe të porsalindurin mes masës së njerëzve që përpiqeshin të iknin nga Afganistani.
 
“Atë ditë ia dorëzova fëmijën tim një të panjohuri total”, tha ai. “Të vetmen gjë që besova është se ai ishte një marins dhe se vajza ime do të ishte e sigurt”.
 
Marinsat u filmuan duke kapur foshnjën nga krahët e babait të saj dhe duke e tërhequr për një vend më të sigurt, përmes gardhit me gjemba, derisa ky moment tërhoqi vëmendjen e botës në mes të evakuimit të SHBA-së nga vendi i kontrolluar nga talebanët. /Telegrafi/
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave