Rekord i vargut me qepë, një fermer në Postribë ka gjetur një mënyrë unike për të promovuar produktin
Rekord i vargut me qepë, një fermer në Postribë ka gjetur një mënyrë unike për të promovuar produktin 21.07.2026 | 02:14
Mbi 1.2 ton qepë, të kultivuara në tokat e tij, fermeri Kujtim Plangaj i ka kthyer në një varg gjigant prej 110 metrash, duke realizuar atë që konsiderohet si vargu më i gjatë me qepë i krijuar ndonjëherë në Shqipëri.
 
Përmes kësaj nisme, ai synon të promovojë qepën autoktone të Postribës.
 
I ndihmuar nga banorë të zonës dhe dhjetëra të rinj, Plangaj e transportoi vargun gjigant nga oborri i shtëpisë deri te Ura e Mesit, duke e vendosur pranë një prej monumenteve më të njohura të trashëgimisë kulturore në veri të vendit.
 
Postriba është e njohur prej brezash për kultivimin e qepës autoktone. Në këtë zonë rritet një varietet i veçantë i Allium Çepa, i cili nga specialistët konsiderohet si një specie në rrezik zhdukjeje. Falë punës dhe përkushtimit të familjeve vendase, kjo traditë vazhdon të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi./Top Channel
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave