Ribashkohen motrat amerikane pas 25 vjetëve, ato ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën – historia e tyre bëhet kryelajm i mediave botërore
Ribashkohen motrat amerikane pas 25 vjetëve, ato ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën – historia e tyre bëhet kryelajm i mediave botërore 12.08.2021 | 12:00
As kohë e vend tani nuk ka që i ndanë këto dy motra, që për një kohë të gjatë qëndruan larg njëra-tjetrës.
 
Pavarësisht që ishin të ndara këto dy motra qysh kur ishin të vogla, Brittany Bigley për asnjë moment nuk iu shua shpresa se motra e saj mund të jetë diku jashtë, transmeton Telegrafi.
 
“Kur isha dyvjeçare dhe Amanda Stiles një, u ndamë nga nëna dhe babai dhe na vendosën në një strehimore. Por babai fitoi kujdestarinë për mua, e prindërit që e adoptuan Amandan u munduan shkuan larg nesh. Ishte një adoptim që e bëri t’ia ndryshojnë asaj emrin”, ka thënë 31-vjeqarja Bigley.
Por me kalimin e kohës Stiles u zhvendos në Kalifornia, kurse Bigley vazhdoi jetën në Utah. E pas 25 viteve, që nga ndarja e tyre në vitin 1993, motrat filluan ta kërkojnë njëra-tjetrën, por pa ndonjë sukses. Bigley që punon si menaxhere dhe tani është nënë e një fëmije, ruajti shpresat dhe besonte se Amanda është diku gjallë – dhe gjithmonë ëndërronte që edhe një herë ta përqafojë.
 
Kur i mbushi 10-vjet Bigley mbeti vetëm pasi i vdiq babai – duke u detyruar që të shkoj në një strehimore – me vetëm disa fotografi që të ruaj kujtimin për motrën. E si 23-vjeçare, tezja e saj i solli disa dokumente “ku nga gjykata kishte siguruar dokumente për të dhe Amandan që e ndihmuan ta gjej motrën.
 
Bëra një video ku flisja për përvojën time, dhe e ish-e dashura e babait më kontaktoi. Ajo punon në një strehimore dhe më ndihmoi shumë me informacionet për të cilat kisha nevojë”, ka shtuar Bigley.
 
Me informacionet e reja që i kishte në dispozicion dhe emrin e ri të motrës pas adoptimit, ajo arriti ta gjurmoj, tani 29-vjeçaren në Facebook.
 
“Kur pashë fillimisht fotografinë më ndali zemra së rrahuri. Ajo kishte sy të mëdhenj sikurse unë, hundën e njëjtë. Ngjanim shumë me njëra-tjetrën”, ka shtuar Bigley.
 
Ajo i shkroi Stiles dhe ajo iu përgjigj duke i thënë se ka një motër të cilën nuk e ka parë prej vitesh.
 
“Kur pranova mesazhin, me erdhën miliona emocione. Ishte një prej ditëve më emocionuese në jetën time”, shtoi Stiles, duke pranuar se për asnjë moment nuk u ndie e “mundur” nga ideja se nuk do ta shoh më kurrë motrën e saj.
 
“Më në fund u takuam. Ndodhi në mars të vitit 2017 në plazhin Laguna në Kaliforni. Pjesa tjetër është thjesht histori”, ka thënë për fund ajo. /Telegrafi/
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave