Apeli rrëzoi vendimin e ZRRE-së për energji, eksperti i ekonomisë tregon si tu kthehen paratë qytetarëve
Apeli rrëzoi vendimin e ZRRE-së për energji, eksperti i ekonomisë tregon si tu kthehen paratë qytetarëve 23.05.2022 | 12:45
Zyra e Rregullatorit për Energji e ka anuluar vendimin për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.Kjo pas vendimit Gjykatës së Apelit, e cila e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
 
E pas kësaj, partitë opozitare në vend kanë kërkuar që të shkarkohet Bordi i ZRRE-së dhe që paratë që qytetarët kanë paguar me çmim të lartë të energjisë, tu kthehen atyre.
 
Të drejtë këtë vendim të Apelit e vlerëson edhe eksperti i ekonomisë, profesori Mustafë Kadriaj.
 
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se me këtë vendim është krijuar pak shpresë se në Kosovë funksionin ligji dhe institucionet janë të pavarura.“Besoj që vendimi i ZRRE-së ka qenë jo i drejtë për faktin se ishte në kulmin e shtrenjtimit të të gjitha produkteve, si në konsum edhe në derivate dhe kjo ishte shtesë për qytetarët dhe qysh në fillim kemi qenë kundër një vendimi të tillë, por që tani vendimi i gjykatës është për tu përshëndetur dhe kjo krijon një dozë shprese që në Kosovë funksionin ligji dhe institucionet janë të pavarura dhe kjo është diçka e mirë dhe e mirëseardhur pasi ka një kohë të gjatë që gjykatat janë duke vendosur në mënyrë të pavarur dhe kjo është për tu përshëndetur dhe krijon hapësirë dhe mundësi që edhe investitorët e huaj mund ta shohin Kosovën si vend për investime për faktin që drejtësia është e pavarur dhe funksionin pa ndikime politike”, thekson ai.
 
Por, ai nuk pajtohet që të shkarkohet Bordi i ZRRE-së, pasi sipas tij, ZRRE e ka të qartë se më nuk mund të marrin vendime të tilla dhe se një tjetër Bord do të mund të ishte i politizuar.
 
“Ndërsa tek mendimi i opozitës që të shkarkohet Bordi i ZRRE-së, vlerësoj që nuk ka bazë për faktin që këta nuk kanë bërë ndonjë vendim flagrant ose ndonjë vendim korruptiv ose për tu ndjekur penalisht por thjesht këta kanë vlerësuar se duhet rritur çmimi i energjisë elektrike dhe në këtë drejtim gjykata po ashtu, edhe presioni i qytetarëve e po ashtu opinionistëve ka qenë që nuk është i duhur ky vendim, andaj gjykata ka kryer punën e saj dhe ZRRE e ka të qartë tani e tutje që nuk mund të sillen thjesht pa llogaridhënie pasi po shihet që ka llogaridhënie dhe institucionet janë të pavarura dhe kjo është diçka e mirë dhe nuk ka nevojë të shkarkohet Bordi pasi edhe po të vie një Bord tjetër, do të kenë nuanca të partisë në pushtet dhe anëtarë të Bordit, vlerësoj tani e tutje e kanë të qartë që nuk mund të sillen dosido por thjesht duhet të jenë në harmonizim me ligjin dhe institucionet tjera, por edhe me qytetarin”, potencon Kadriaj për Gazeta Blic.Eksperti i ekonomisë pajtohet që paratë tu kthehen qytetarëve, por jo të gjitha brenda një muaji.
 
“Ndërsa tek rimbursimi, vlerësoj se vetëm nëse ka hapësirë për rimbursim retroaktiv në faturat e qytetarit përndryshe nuk ka mundësi dhe vlerësoj që nuk ka mundësi tjetër por edhe kjo nuk duhet të ngarkohet edhe distribucioni i KEDS-it, sepse është një ngarkesë i gjithi brenda muajit por në mënyrë retroaktive që mos ta ndjejnë mungesën e anës financiare edhe KEDS. Në këtë mënyrë është vetëm kjo mundësi”, deklaron Mustafë Kadriaj./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.