FMN-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e pagave
FMN-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e pagave 04.11.2022 | 12:00
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar po kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e pagave për sektorin publik.Shefi i misionit të FMN-së për Kosovë, Gabriel Di Bella, tha se pagat duhet të rriten, por kjo kërkoj të ndodhë në mënyrë të matur dhe në përputhje me Ligjin për pagat.
 
Kështu edhe Di Bella ka kërkuar nga qeveria miratimin e Projektligjit të pagave.
 
“Kjo do të ketë implikime të shpenzimeve buxhetore, kështu që ne dëshirojmë që të ketë një balancim të duhur në mes të shpenzimeve kapitale dhe asaj rrjedhëse. Kosovës i duhen shpenzimet në infrastrukturë, shëndetësi por edhe arsim. Kështu që është me rëndësi, po, të rriten pagat, duhet të rriten, por të bëhet kjo në mënyrë të matur në përputhje me ligjin dhe që të ketë një balancim. Çdo rritje e pagave në sektorin publik duhet pasur parasysh edhe sektorin privat. Sepse aftësia konkurruese në sektorin privat do të ndikohet negativisht”, theksoi Di Bella.
 
Në një konferencë të përbashkët me misionin e FMN-së, ministri i Financave, Hekuran Murati, paralajmëroj se shumë shpejt do ta procedojë Qeveria në Kuvend Projektligjin për pagat, i cili tha se aktualisht është si draft në Ministrinë e Punëve të Brendshme.“Kur të ketë një konsolidim të të gjithë atyre komenteve që janë pranuar gjatë konsultimeve publike, do të kemi edhe një vlerësim të ndikimit financiar nga ana e Ministrisë së Financave, do të procedohet në qeveri dhe kuvend shumë shpejt”, tha Murati.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.