Lajçak e Escobar do vizitojnë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë
Lajçak e Escobar do vizitojnë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë 02.06.2023 | 03:32
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak do vizitojë javën tjetër Kosovën dhe Serbinë, merret vesh nga burimet diplomatike në Bruksel.
 
Lajçak gjatë kësaj vizite do jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
 
Qëllimi i vizitës, siç u tha në BE, ka të bëjë me uljen e tensioneve në veri të vendit dhe angazhimeve për implementimin e kërkesave të shfaqura në takimet ne Moldavi kur u kërkua nga autoritetet e Prishtinës që të organizojnë zgjedhje të reja lokale për komunat e veriut, raporton RTKlive.
 
Kjo kërkesë doli gjatë takimit të 1 qershorit që presidentja e vendit, Vjosa Osmani zhvilloi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
 
Ky takim u zhvillua në margjinat e Samiti të Bashkësisë Politike Evropiane. Të njëjtën kërkesë e ka përkrahur edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell i cili ka parashtruar tri kërkesa konkrete ndaj Prishtinës zyrtare: mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e  punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. ‘Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, ka porositur Borell në Twitter.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.