Presidenti francez Emmanuel Macron, në konferencën e ceremonisë së nënshkrimit të 11 marrëveshjeve me Serbinë, çështjen e fundit e adresoi ishte pikërisht dialogu mes Prishtinës e Beogradit. S’kishte ekuivoke se nga konsideron se i bie barra më e rëndë e përgjegjësisë për ngecjen e procesit të normalizmit, përcjell Gazeta Metro.
Ishte fillimisht presidenti serb Aleksandar Vucic që e nisi por nuk e përmendi Dialogun e Brukselit. Por, qartë vërehet se ishte temë e nxehtë e bisedës mes tyre pas që vet presidenti i Francës zgjodhi ta adresojë të fundit. Mes Kosova e Beogradit duhet ujdi tha e guxim për ta arritur. Por vetëm Serbinë e zgjodhi ta lëvdojë për kurajën të nisë zbatimin.
“Kam pasur rastin disa herë ta them që normalizimi i marrëdhëniee mes Beogradit e Prishtinës pjesë e afrimit Bashkimit Evropian. Thelbësor. Për këtë kemi biseduar shumë e në disa kryeqytete të Evropës. Kjo çështje nuk do të zgjidhet pa kompromis të të dy palëve. Rrrjedhimisht edhe po të mos të ketë guxim politik për të arritur zgjidhjen. Në këtë kontekst dua të përgëzoj autoritetet kompetente serbe për vendimet e marra në fund të vitit të kaluar ashtu që të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.”
Kosovën në anën tjetër e veçoi për kritika se po nxisin tensione e ka brengë jo vetëm të Francës por të të gjithë partnerëve. Kushtet e jetesës u përmendën dhe u dha një zotim nga ai se nuk kanë hequr dorë e nuk do të lejojnë që marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit të mos zbatohet.
“Së bashku me partnerët tanë evropian e kemi thënë se sa jemi të brengosur për shkak të veprimeve të njëanshme të Kosovës që nuk përçojnë sinjale të mira. Të jeni të bindur që Franca me kujdes do të përcjellë kushtet në të cilat po jeton komuniteti serb në Kosovë. Dhe në këtë kontekst jemi posaçërisht të përkushtuar realizimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kështu që porosia e ime sot është një e vendosmërisë e besueshmërisë. Do të vazhdojmë të investojmë në ndërmjetësimin evropian ashtu që të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, që është edhe i një rëndësie kyçe edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”./gazetametro.net