Osmani: Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës
Osmani: Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës 10.07.2024 | 02:24
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Uashington me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev.
 
Bëhet e ditur se në takim, Osmani theksoi se Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
 
“Në këtë kontekst u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë. Sipas presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ekziston një partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në njoftimin zyrës për informim të Presidencës.