Pakënaqësitë për pagën minimale: Fillon protesta e veteranëve para Kuvendit
Pakënaqësitë për pagën minimale: Fillon protesta e veteranëve para Kuvendit 06.06.2022 | 11:35
Ka filluar protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, të cilët po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.
 
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.
 
“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.
 
Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale. /GazetaExpress/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.