Parlamenti i Ukrainës njofton që deputetes së tyre iu dha medalje në Kosovë
Parlamenti i Ukrainës njofton që deputetes së tyre iu dha medalje në Kosovë 23.10.2022 | 00:00
Parlamenti i Ukrainës i ka shkruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
 
Kjo pasi Osmani e ka organizuar një forum këtë vikend, i cili iu kushtua rolit të gruas – përfshirë asaj ukrainase.
 
Medaljen nga Osmani e mori deputetja Yevgenia Kravchuk, në emer të të gjithë grave ukrainase.
 
“Kjo është një medalje për të gjitha gratë ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë,”tha Kravchuk.
 
Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.
 
“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: ne duhet të fitojmë. Ne do te fitojme!” ka thënë Kravchuk duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Express
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.