Presidentja Osmani takoi kongresmenin amerikan, Ritchie Torres
Presidentja Osmani takoi kongresmenin amerikan, Ritchie Torres 21.11.2022 | 02:34
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, priti në takim kongresmenin amerikan Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare të Kongresit.
 
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres viziton Kosovën
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, një përkrahës i madh i Kosovës, po qëndron për vizitë në Kosovë.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në orën 12:00 në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.
 
Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
 
Ndryshe kongresisti Torres dje ka vizituar Gllogjanin.