Presidentja e Komisionit Evropian asnjë fjalë për Ballkanin Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian asnjë fjalë për Ballkanin Perëndimor 24.06.2022 | 15:41
Para publikimit të  konkluzave nga samiti i mbajtur mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor,   presidenti i Francës, Emanuel Macron, vendi i të cilit deri në fund të këtij muaji mban presidencën e radhës së BE-së, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, mbajtën një konferencë për media.
 
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian deklaroi se ky është një  moment përcaktues dhe mjaft i rëndësishëm.
 
“Unë ngrohtësisht e uroj presidentin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, sepse të tri shtetet janë pjesë e familjes sonë evropiane dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha Von der Leyen në  konferencë për media.
 
Ajo u shpreh se vendimi për t’u dhënë statusin e vendeve kandidate Ukrainës e Moldavisë dhe përcaktimi për Gjeorgjinë, është moment historik.
 
“Kjo garanton perspektivën për integrim në BE dhe lë të shkuarën prapa”, tha ajo.
 
“Mendoj se ky është një moment i madh satisfaksioni dhe jam shumë e kënaqur me mbështetjen e liderëve të unionit”, deklaroi Von der Leyen.
 
Sipas saj, nuk ka shenjë më të mirë për shpresë për qytetarët e Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë, në këto kohë të trazuara, sesa një lajm i tillë.
 
“Sigurisht se të gjitha shtetet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë për të lëvizur në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit, por jam e bindur se të gjitha do të lëvizin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojnë aq sa është e mundur për të zbatuar reformat e nevojshme”.
 
Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se kjo,  jo vetëm për faktin e ato duhet ta bëjnë  këtë që të jenë pjesë e BE-së,  por së pari dhe më e rëndësishmja, që këto reforma janë të mira për vendin, demokracinë dhe  qytetarët.
 
“Më lejoni të them se jam shumë e bindur se vendimi që kemi marrë sot forcon Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, përballë agresionit të Rusisë dhe forcon BE-në”, tha ajo para mediave.
 
“Kjo tregon edhe një herë para botës se BE-ja është e bashkuar dhe e fortë të përballet me kërcënimet e jashtme”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.