Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës
Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës 10.06.2022 | 13:03
Në një konferencë të përbashkët për media të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz, ky i fundit u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.
 
Scholz tha se është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE raporton Gazeta Express.
 
“Përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës.  Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.
 
Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta.
 
“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me Evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë.”, tha ai.
 
Ai tha poashtu se po angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.
 
“Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon.  Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së”, u shpreh ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.