Bie alarmi i frikshëm nga shefi i OKB’së: Bota, një hap larg asgjësimit bërthamor
Bie alarmi i frikshëm nga shefi i OKB’së: Bota, një hap larg asgjësimit bërthamor 04.08.2022 | 15:09
Bota është një hap larg asgjësimit bërthamor dhe përballet me rreziqe të papara që prej Luftës së Ftohtë.
 
Paralajmërimi erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë konferencës për shqyrtimin e traktatit 10-vjeçar të mospërhapjes së armëve bërthamore.
 
“Kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Por fati nuk është një strategji, nuk është një mburojë nga tensionet politike rrezikojnë të shpërthejnë në një konflikt bërthamor. Sot, njerëzimi është vetëm një keqkuptim apo keqllogaritje larg asgjësimit bërthamor. Ne na duhet një traktat i mospërhapjes së këtyre armëve më shumë se kurrë. Prandaj kjo konferencë për rishqyrtimin e traktatit është kaq e rëndësishme”.
 
Guterres shtoi se konferenca ishte një mundësi për të përcaktuar masat e nevojshme për shmangien e një katastrofe të tillë dhe për të vendosur njerëzimin në rrugën e një botë pa armë nukleare. Shqetësimi për rrezikun e një konflikti bërthamor u ngrit edhe nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania dhe shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, paralajmëroi se lufta bërthamore nuk do të kishte një fitues.
 
“Në janar, presidenti amerikan Biden dhe liderët e shteteve të tjera bërthamore si Kina, Franca, Rusia, e Britania e Madhe thanë të gjithë se “një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet në asnjë mënyrë”.
 
Blinken tha se Moska po notonte në ujërat e rrezikshme të luftës bërthamore me konfliktin në Ukrainë, ndërsa citoi kërcënimin e Putinit se çdo ndërhyrje në luftë do të kishte pasoja të paimagjinueshme. Sekretari Amerikan i Shtetit vuri gjithashtu në pah rreziqet që vijnë nga testi i fundit bërthamor i Koresë së Veriut dhe Irani, që siç tha, nuk pranon t’i rikthehet ujdisë së vitit 2015, për reduktim të programit bërthamor.
 
Vetë presidenti Putin, përcolli deklarata më të zbutura sa i përket çështjes, krahasuar me të kaluarën. Ai përsëriti deklaratën e Blinken, “se lufta bërthamore nuk do të kishte fitues dhe nuk duhet luftuar. Në mesazhin për pjesëmarrësit në konferencë, shefi i Kremlinit tha se mbështesin sigurinë e barabartë dhe të pandashme për të gjithë pjesëtarët e komunitetit botëror.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.