CPJ: Rritet me 50 për qind numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022
CPJ: Rritet me 50 për qind numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022 25.01.2023 | 15:19
Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
 
Raporti, i publikuar më 24 janar, thotë se të paktën 67 punonjës të mediave u vranë në mbarë botën në vitin 2022, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2018.
 
Më shumë se gjysma e gazetarëve që humbën jetën janë nga vetëm tre vende: Ukraina, me 15 gazetarë të vrarë, Meksika me 13 dhe Haiti me 7.
 
CPJ tha se kishte konfirmuar se 41 nga 67 gazetarët u vranë "në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre" dhe tha se po heton motivet për 26 vrasjet e tjera.
 
CPJ tha se gazetarët që mbulojnë luftën në Ukrainë “përballen me rrezik të madh”.
 
“Anëtarët e shtypit plagosen shpesh nga bombardimet gjatë mbulimit të konfliktit dhe disa raportojnë se ata janë shënjestruar nga forcat ruse”, tha komiteti në raportin e tij.
 
Sipas raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, rritja e rrezikut ka bërë që gazetarët në këto vende të punojnë nën stres ekstrem.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.