Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni “Fung Wong”
Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni “Fung Wong” 11.11.2025 | 03:27
Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni “Fung Wong” shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në të gjithë Filipinet, duke detyruar evakuimin e më shumë se dy milionë banorëve, raportuan mediat lokale.
 
Sipas “Inquirer”, mbi 2.4 milionë njerëz janë prekur në 15 rajone, përfshirë Luzonin qendror, rajonin autonom Bangsamoro në Mindanaon Muslimane (BARMM) dhe Visayas Perëndimore. Autoritetet lokale thanë se më shumë se 800 mijë njerëz të zhvendosur po strehohen në rreth 11.800 qendra evakuimi në të gjithë rajonet e prekura.
 
Vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin administrativ Cordillera, Luginën Cagayan, Bicol dhe Visayasin Perëndimor. Dy persona mbeten të zhdukur dhe 28 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët.
 
Përmbytjet janë përhapur në 267 zona me tetë rajone ende nën ujë. Rajoni Bicol regjistroi numrin më të lartë të zonave të përmbytura me 161, i ndjekur nga Calabarzon me 39 dhe Luzoni qendror me 36.
 
Stuhia dëmtoi rrugë dhe ura ndërsa ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike dhe ujë vazhdojnë në dhjetëra qytete dhe qyteza. Tajfuni “Fung Wong”, i njohur në vend si tajfuni “Uwan” doli nga zona e përgjegjësisë e Filipineve herët të martën, por mund të rikthehet më vonë këtë javë, sipas Byrosë shtetërore të motit.
 
Javën e kaluar, tajfuni “Kalmaegi” shkaktoi vdekjen e të paktën 224 personave ndërsa la të zhdukur 109 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në vend.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.