Françesku: Të lutemi për popullin ukrainas, Krajewski më foli për tmerre!
Françesku: Të lutemi për popullin ukrainas, Krajewski më foli për tmerre! 28.09.2022 | 03:45
Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku e kujtoi përsëri vendin e martirizuar të Evropës Lindore, duke pohuar se sot në mëngjes dëgjoi një rrëfim të ri dramatik nga Lëmoshtari papnor kardinali Krajewski që sapo u kthye nga Ukraina. Të mendojmë për Ukrainën dhe të lutemi për këtë popull të martirizuar
 
Pas katekizmit të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku kujtoi përsëri plagët e thella, që vijojnë t’i hapen popullit ukrainas. E kërkoi “Një mendim për Ukrainën e torturuar, e cila po vuan aq shumë, për këtë popull të varfër, të vënë mizorisht në provë”.
 
Ndjehej ngashërimi në zërin e Françeskut që, me atë ton, shtoi: “Sot në mëngjes munda të flas me kardinalin Krajewski, që sapo u kthye nga Ukraina e që më tregoi gjëra të tmerrshme. Të mendojmë për Ukrainën dhe të lutemi për këtë popull të martirizuar”.
 
Një kardinal në mision, në frontin e luftës
 
Kardinali Konrad Krajewski, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Bamirësisë, i dërguar disa herë nga Papa në Ukrainë, gjatë misionit të tij të fundit në teatrin e luftës, më 17 shtatorin e kaluar, u ndodh në një shkëmbim zjarri, për fat të mirë pa pasoja. Lëmoshtari papnor vazhdoi të shpërndajë ndihmave, ushqime, rruzare e, sidomos, t’u përcjellë të gjithëve bekimin e Françeskut, që askush të mos ndihet vetëm. Ditët e fundit, kardinali Krajewski shkoi edhe në Izyum, ku u lut para trupave të shumtë të varrosur në varre masive. “Unë - pohoi kardinali për Vatican News – thosha gjatë gjithë kohës Rruzaren e Mëshirës. Kaluam kështu të paktën tre orë. Nuk mund të bëja asgjë tjetër”.
 
Farsa e referendumeve në territoret e pushtuara
 
Në terren, populli ukrainas vazhdon të jetojë tragjedinë e luftës. Ndërkohë, morën fund tre ditët e këshillimit për referendumin e kërkuar nga Rusia - dhe të refuzuar si farsë nga shumica e komunitetit ndërkombëtar - për të vazhduar me aneksimin e territoreve të pushtuara. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pohoi se rezultatet e konsultimeve në territoret e pushtuara nga Rusia ishin “të falsifikuara” dhe “të paligjshme”. “Kjo është shkelje e re e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kontekstin e shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut”, shkroi Borrell në Twitter./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.