Françesku: në agoninë e luftës, Kupa e Botës është mundësi për paqe
Françesku: në agoninë e luftës, Kupa e Botës është mundësi për paqe 23.11.2022 | 03:29
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti lojtarët dhe tifozët, që po marrin pjesë në ngjarjen, në Katar. Më pas lartoi një lutje të re për popullin ukrainas dhe për viktimat e tërmetit të fundit në Indonezi. Nga figura e të Lumit Giuseppe Ambrosoli, një dëshmi e jashtëzakonshme "e Kishës në dalje".
 
“Qoftë Kupa e Botës, që po mbahet aktualisht në Katar "mundësi për kombet që të takohen dhe të bashkohen" si dhe nxitje "për vëllazërimin dhe paqen ndërmjet popujve". Ky, urimi i Papës Françesku i cili, në përfundim të katekizmit, përshëndeti lojtarët, tifozët dhe spektatorët që po marrin pjesë dhe po e ndjekin ngjarjen.
 
Vuajtjet e tmerrshme të popullit ukrainas
 
Në botën e sotme, "të copëtuar nga luftërat", Papa i drejtoi Zotit lutjen "për paqen në botë dhe përfundimin e të gjitha konflikteve", me një mendim të veçantë "për vuajtjet e tmerrshme të popullit martir ukrainas". Festimi, të shtunën e ardhshme, i përvjetorit të Holodomorit, shfarosjes nga uria në vitet 1932-33 "shkaktuar artificialisht nga Stalini", është gjithashtu një rast për t'u lutur jo vetëm për viktimat e atij gjenocidi, por edhe për "shumë ukrainas", fëmijë, gra dhe pleq, që sot vuajnë nga martirizimi e agresioni”.
 
 Lutje për viktimat e tërmetit në Indonezi
 
Papa shprehu edhe afërsinë me popullsinë indoneziane, shoqëruar me një lutje për të vdekurit dhe të plagosurit në tërmetin, që lëkundi ishullin Java të hënën e kaluar, me pasojë mbi 250 të vdekur. Kërkoi, duke kujtuar  Ditën Botërore të Peshkimit, që u festua pardje, edhe respektimin  e të drejtave të peshkatarëve, të cilët “me punën e tyre kontribuojnë në sigurinë ushqimore, ushqyerjen dhe pakësimin e varfërisë në botë.
 
Një përshëndetje nga Papa arriti në Poloni, në nismën RedWeek, kushtuar të krishterëve të persekutuar dhe të rinjve të DBR-së në Lisbonë vitin e ardhshëm.
 
Kujtimi i At Ambrosolit dhe përshëndetje Skalabrianët
 
Papa kujtoi gjithashtu At Giuseppe Ambrosolin, misionar dhe mjek kombonian, shpallur i Lum të dielën e kaluar në Ugandë, ku vdiq në vitin 1987.
 
"Dëshmia e tij e jashtëzakonshme na ndihmoftë të jemi të denjë për   Kishën në dalje"- theksoi.
 
 Në mëngjes, para audiencës, Françesku u takua me grupin e "Rrjetit Ndërkombëtar të Migracionit" të Scalabrianëve, të cilët i falënderoi për vizitën dhe për punën e kryer:
 
"Zoti ju bekoftë të gjithëve. Uroj të shkoni përpara me të njëjtën punë!”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.